NJOFTIM PER PASAPORTAT SHQIPTARE TE LESHUARA PER FEMIJE

nderuar qytetarë,

Ministria e Puneve te Brendeshme njofton se gjate periudhes prill 2009-korrik 2010, jane prodhuar per shtetasit nen 16 vjec pasaporta biometrike me afat te pasakte 10 vjecar.

Per shtetasit nen moshen 16 vjec ne baze te ligjit nr.8668, date 23.11.2000, "Per pajisjen e shtetasve me pasaporte per jashte shtetit", te ndryshuar ne vitin 2010, afati i vlefshmerise se pasaportave per kete kategori shtetasish duhej te ishte 5 vjet.

Me qellim zgjidhjen e kesaj situate problematike, me propozim te Ministrise se Puneve te Brendeshme, pas miratimit nga Kuvendi i Republikes se Shqiperise, me dekretin nr. 8546 te Presidentit te Republikes se Shqiperise, date 21.04.2014, "Per nje shtese ne ligjin nr. 8668, date 23.11.2000, "Per pajisjen me pasaporte per jashte shtetit", te ndryshuar eshte zgjatur me 1 vit, afati i vlefshmerise se pasaportave biometrike te kesaj kategorie shtetasish, nga dita e plotesimit te afatit ligjor prej 5 vitesh. Afati i vlefshmerise se pasaportave biometrike per kete kategori shtetasish nga 5 vjet u be 6 vjet.

Sa me lart:

Njoftojme te gjithe shtetasit shqiptar, te pajisur me keto pasaporta qe te marrin ne kohe masate nevojeshme per pajisjen me pasaporta te reja. Pasaportat e leshuara me kete pasaktesi, pas perfundimit te afatit 6 vjecar nga data e leshimit do te shpallen te pavlefshme dhe shtetasit nuk do te mund te udhetojne jashte teritorit te Republikes se Shqiperise.

Adresa

Via: Pasquale Villari, N.50,
70122 Bari, (BA)

Tel/ Fax

Nr. cel: 0039/0808976960

Nr. i emergjencës: 0039/ 3477824384

E-MAIL

consulate.bari@mfa.gov.al

Për komunikim me qytetarët: konsullore.bari@mfa.gov.al

OPENING TIMES

Monday to Friday
09:00 - 17:00