Shërbimi Konsullor Online
Në datat 6 dhe 7 mars Ambasadorja Anila Bitri dhe Konsulli i Përgjithshëm i Barit Adrian Haskaj zhvilluan takime me komunitetin shqiptar të Puglias, institucionet vendore dhe akademikë të Barit dhe Lecces.
Në këtë kuadër u promovua në Universitetin e Barit dhe në Lecce instrumenti më i ri i shtetit tonë në shërbim të qytetarëve shqiptarë kudo ku janë. Platforma #SHKO, Shërbimi Konsullor Online, u shpjegua për qyetetarët shqiptarë nga Konsulli i Përgjithshëm Adrian Haskaj dhe stafi i Konsullatës.