
Takim kortezie i Konsulles së Përgjithshme në Bari Gentiana Mburimi, me Prefekten e Barit, Dr. Antonia Bellomo.
Gjatë takimit u trajtuan çështje të ndryshme me interes të përbashkët, si dhe u evidentuan marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve tona.
Nga të dyja palet u mor angazhimi për rritjen e bashkëpunimit në të mirë të komunitetit shqiptar që jeton në Bari.