Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kanada mirëpriti në ambientet e saj përfaqësues dhe studentë pjesëmarrës të Carleton Model NATO (CMNATO) 2026, një simulim diplomatik katër-ditor i organizuar në Ottawa, që mbledh studentë universitarë nga Kanadaja dhe vende të tjera.
Gjatë vizitës, studentët patën mundësinë të njihen nga afër me rolin dhe angazhimin e Shqipërisë në kuadër të NATO-s, marrëdhëniet dypalëshe me Kanadanë, si dhe qasjen e vendit tonë ndaj sigurisë transatlantike dhe diplomacisë shumëpalëshe.
Takimi u zhvillua në një atmosferë bashkëbisedimi të hapur dhe konstruktiv, duke ofruar një mundësi të vlefshme për shkëmbim mendimesh mbi sfidat aktuale të sigurisë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.
Ambasada vlerëson iniciativa të tilla akademike që nxisin dialogun, edukimin diplomatik dhe afrimin e brezit të ri me institucionet dhe proceset ndërkombëtare. dua postimin per ne web, shqip dhe anglisht.



