Ministri Hasani: Integrimi - Jo më rezerva e vonesa për Ballkanin Perëndimor

Ministri Hasani: Integrimi - Jo më rezerva e vonesa për Ballkanin Perëndimor

 

Tiranaë, Korrik 01, 2024 -Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, mori pjesë në takimin e Komitetit Parlamentar të Nismës së Evropës Qendrore (CEI), që u mbajt në Tiranë, në kuadër të kryesisë së palës shqiptare.

 

Ministri Hasani vlerësoi punën e deritanishme të CEI në mbështetje të Ballkanit Perëndimor, teksa theksoi nevojën urgjente për përshpejtimin e procesit integrues të rajonit.

 

 “Të shtyrë edhe nga rreziku real i influencës së drejtpërdrejtë ose hibride të faktorëve të tretë në rajon, gjykojmë se është koha që vendet anëtare të Bashkimit Europian t’i kushtojnë vëmendjen e duhur dhe të angazhohen pa vonesë e pa rezerva kundrejt përshpejtimit të integrimit të Ballkanit Perëndimor, por jo vetëm. I shprehim mirënjohjen tonë Hungarisë, e cila, sot më 1 korrik, merr kryesinë e radhës së Bashkimit Europian, duke përcaktuar si një prej prioriteteve të presidencës së saj zgjerimin e vonuar të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, tha ndër të tjera ministri.

 

Kryediplomati shqiptar u shpreh se Shqipëria e konsideron CEI-n një platformë pro aktive të bashkëpunimit rajonal, teksa nënvizoi se vendi ynë ka qenë dhe vazhdon të jetë një prej promotoreve të paepura lidhur me çdo propozim e projekt të kësaj nisme.

 

Me propozim të Ministrit Hasani, takimi nisi me një minutë heshtje në nder të jetës dhe kontributit të shkrimtarit Ismail Kadare, i cili u nda sot nga jeta.

 

Shqipëria është anëtare e Nismës për Evropën Qendore prej vitit 1996 dhe ka presidencën e saj prej Janar 2024 – Dhjetor 2024.

Adresa

Ambasada Shqiptare
27, El-Gezera Al-Wossta, Gound Floor
nr. 4 Zamalek, Cairo-Egypt

Tel / Fax

Fax. +202 735 6966
Nr. i emergjences: +201060300388

E-MAIL

embassy.cairo@mfa.gov.al

Orari zyrtar

Nga e Hëna në të Premte
10:00 – 12:00