Ministri Hasani theksoi se dinamika e fundit në shkëmbimin e vizitave të nivelit të lartë ndërmjet Shqipërisë dhe Japonisë tregon qartë se sa shpejt po përparojnë marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve.
Ministri Hasani u shpreh besimplotë se Komisioni i Përhershëm i Punëve të Jashtme do të ushtrojë ndikimin e tyre pozitiv dhe do të lehtësojnë procedurën përkatëse, në bashkëpunim me MPJ-në, me synim heqjen e vizave për të gjithë shtetasit shqiptarë me pasaporta të zakonshme.