Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, me ftesë të homologut italian, Antonio Tajani, ka marrë pjesë në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve të Ballkanit Perëndimor organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Republikës së Italisë.
Gjatë fjalës së saj, Ministrja Xhaçka u shpreh se lufta ne Ukrainë duket se e ka vetëdijësuar BE për faktin qe siguria dhe stabiliteti i bllokut është i lidhur në mënyrë të pandashme me sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.