Articles

Zv/Ministrja Fino takon delegacionin e Grupit Parlamentar të Miqësisë Kore e Jugut – Shqipëri: Potencial për rritjen e bashkëpunimit ekonomik

Albanian

Zëvendësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Megi Fino, priti në një takim anëtarin e Asamblesë Kombëtare të Koresë së Jugut dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Grupit të Miqësisë Kore e Jugut – Shqipëri, Lee Yang Soo, së bashku me delegacionin që e shoqëronte.
Zv/Ministrja Fino vlerësoi vizitën e delegacionit si një kontribut në intensifikimin e bashkëpunimit ndërparlamentar dhe cilësisë së marrëdhënieve miqësore mes dy vendeve.

Ceremonia përkujtimore e Holokaustit, Ministrja Xhaçka: Përvoja e Shqipërisë me hebrenjtë, shembull i tolerancës dhe bashkëjetesës paqësore

Albanian

Në kuadër të Ditës Përkujtimore të Holokaustit, në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme u organizua një ceremoni, ku pjesë e së cilës ishte një ekspozitë fotografike me foto të hebrenjve të strehuar në Shqipëri dhe një ekspozitë arkivore ku u publikuan fakte historike që dëshmojnë mbi shpëtimin e hebrenjve nga nazizmi në Shqipëri para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Në fjalën e saj, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, theksoi se duhet forcuar vigjilenca në luftën kundër çdo forme të anti-Semitizmit dhe urrejtjes racore.

Firmoset marrëveshja, shqiptarët mund të lëvizin lirshëm drejt Kinës

Albanian

Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeveria e Republikës Popullore të Kinës kanë nënshkruar marrëveshjen për heqjen reciproke të vizave për mbajtësit e pasaportave të zyrtarëve publikë dhe të pasaportave të zakonshme.
Marrëveshja u nënshkrua në MEPJ, për palët shqiptare nga Zëvendësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Megi Fino dhe atë kineze Ambasadori i Republikës Popullore të Kinës në Shqipëri, Ding Zhou.

Ministrja Xhaçka prezanton objektivat për 2023: Kemi arsye për të parë me optimizëm nga viti që po vjen

Albanian

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, në një konferencë për shtyp me Kryenegociatoren për integrimin në BE, Majlinda Dhuka, foli mbi arritjet e vitit që shkoi si dhe prioritet për 2023 në politikën e jashtme të Shqipërisë.
Ministrja Xhaçka i cilësoi arritjet e Shqipërisë në 2022 si të paprecedenta, teksa përmendi disa nga çastet më të rëndësishme si: marrja e mandatit në Këshillin e Sigurimit të OKB, hapja e negociatave në korrik dhe mbajtja në Tiranë të Samitit mes BE dhe Ballkanit Perëndimor.

Festat e fundvitit/ Ministrja Xhaçka uron shqiptarët: Arritjet e mëdha të Shqipërisë për 2022, arsye për ta pritur vitin e ri me optimizëm

Albanian

Në përmbyllje të vitit 2022, i cili ishte një vit mjaft i suksesshëm për Shqipërinë dhe diplomacinë shqiptare, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, shprehu urimet për një vit të ri sa më të mbarë e më të begatë për të gjithë shqiptarët.
Kryediplomatja shqiptare theksoi se viti 2022 ka qenë një vit me ngjarje të paprecedenta, teksa u shpreh se kemi arsye të ndjehemi krenarë dhe ta presim plot me optimizëm vitin e ri që po vjen.

Tiranë, Ministrja Xhaçka takon Nikos Dendias: Kufizimi i zonave detare, vullnet për kompromis për referimin e çështjes në Hagë

Albanian

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, priti në një takim në Tiranë ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias.
Ministrja Xhaçka vlerësoi se Greqia mbetet një partner i besueshëm në rrugën e Shqipërisë drejt integrimit evropian, teksa theksoi se ka vullnet nga të dyja palët për të kërkuar zgjidhje për çështje të vështira që janë në interes të të dyja vendeve.

Ministrja Xhaçka: Diaspora ka një potencial të jashtëzakonshëm, të gjejmë mënyra për të ndërtuar modele bashkëpunimi

Albanian

Në kuadër të Ditës Kombëtare të Diasporës, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në mbledhjen vjetore të Këshillit Koordinues të Diasporës.
Ministrja Xhaçka theksoi se forcimi i marrëdhënieve me diasporën është një mundësi dhe potencial i jashtëzakonshëm, teksa nënvizoi faktin se duhen gjetur mënyra për të ndërtuar modele bashkëpunimi me të.

Dialogu i dytë për krizën ushqimore, Xhaçka: Të ndërtojmë një Mesdhe model se si mund të menaxhohet kjo krizë në mbarë botën

Albanian

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme të Italisë, Antonio Tajani, ka marrë pjesë në dialogun e dytë mesdhetar për krizën ushqimore që u mbajt në Itali.
Ministrja Xhaçka vlerësoi homologun italian për punën e bërë për adresimin e kësaj krize, teksa bëri me dije se Shqipëria do t’i bashkohet Grupit të Miqve të Sigurisë Ushqimore dhe të të Ushqyerit të kryesuar nga Italia.

Takimi i Udhëheqësve të Mynihut, Xhaçka: Vetëm nëse bashkëpunojmë, BP do të bëhet një rajon paqësor dhe i integruar i Evropës

Albanian

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ndodhet në Bukuresht, ku ka marrë pjesë në Takimin e Udhëheqësve të Mynihut, bashkë-organizuar nga Rumania.
Ministrja Xhaçka u shpreh se vitet e fundit rajoni ka pasur zhvillim të qëndrueshëm, teksa theksoi se nuk duhet lejuar që situatat e pazgjidhura të kërcënojnë përparimin e bërë deri më tani.

Samiti i BE në Tiranë, Ministrja Xhaçka: T’i tregojmë udhëheqësve evropianë mikpritjen shqiptare në mënyrën e duhur

Albanian

Gjatë punimeve të Konferencës së Mynihut për Sigurinë, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, duke ju përgjigjur interesimit të mediave ka folur edhe mbi samitin BE-Ballkani Perëndimor që do të mbahet më 6 dhjetor në Tiranë.
Ministrja Xhaçka u shpreh se fakti që ky samit do të mbahet në Tiranë flet për ndryshime madhore gjeopolitike të BE në raport me Ballkanin Perëndimor.

Pages

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032485401237

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00