Ministri Hasani takon Tanja Fajon: Anëtarësimi në BE, prioriteti ynë strategjik

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka zhvilluar një takim dypalësh me Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Republikës së Sllovenisë, Tanja Fajon.
Ministri Hasani vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Sllovenisë në rrugëtimin evropian të Shqipërisë, teksa theksoi se vendi ynë ka bërë përparim të vazhdueshëm në përmbushjen e standardeve të BE.
“Anëtarësimi në BE mbetet prioriteti ynë strategjik. Ne i kemi kryer dhe do të vazhdojmë t’i kryejmë me përkushtim detyrat tona, por po kështu presim nga Brukseli zyrtar t’i përmbahet zotimeve të veta. Procesi i integrimit evropian nuk mund të ndalet në vend, aq më pak të hedhë hapa pas. Ai duhet të ndjekë vetëm një rrugë, të ecë me shpejtësi përpara”, tha kryediplomati shqiptar.
Sipas MEPJ Igli Hasani, egziston një potencial i pashfrytëzuar në forcimin e shkëmbimeve tregtare Shqipëri-Slloveni.
“Dy vendet tona kanë një histori të pasur bashkëpunimi. Unë besoj se së bashku do të vazhdojmë t’i kultivojmë këto marrëdhënie mbi themelet e shëndoshë të miqësisë dhe partneritetit strategjik, si në marrëdhëniet dypalëshe ashtu edhe në ato shumëpalëshe, për një rajon në paqe e të sigurtë dhe një Evropë të fortë, demokratike”, tha ai.
Ministrja sllovene Fajon u shpreh se ekziston një domosdoshmëri strategjike për zgjerim të mëtejshëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
“Ne kemi nevojë për një histori të mirë suksesi. Shpresoj që Shqipëria do të hapë sa më shpejt një nga grupet themelore. Besimplotë në vlerësimin e Komisionit Evropian në shtator për axhendën e reformave”, tha ajo.
Në kuadër të vizitës së saj zyrtare në Shqipëri, Zëvendëskryeministrja e Sllovenisë Tanja Fajon mori pjesë në ‘Konferencën e Ambasadorëve Diplo 2024’.

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032485401237

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00