Ministri Igli Hasani thekson përparimin e Shqipërisë dhe angazhimin për integrim në Forumin Strategjik të Bledit

Bled (Slloveni), 3 Shtator 2024 – I ftuar në Forumin Strategjik të Bledit, Ministri për Evropën dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Z. Igli Hasani, mori pjesë në panelin me temë “Evropa e plotë dhe e lirë: Një angazhim i ripërtërirë për sigurinë evropiane”.
Gjatë panelit Ministri Hasani parashtroi përparimin e rëndësishëm që ka bërë Shqipëria, në udhëtimin e saj drejt integrimit evropian, duke thënë, “Është e rëndësishme të kuptohet se Shqipëria nuk ka bërë thjesht përparim; Shqipëria ka bërë një përparim të madh që është konkret, i matshëm dhe real, dhe pranohet si i tillë.”

Gjithashtu, Ministri Hasani vuri në dukje përkushtimin e palëkundur të Shqipërisë për të vazhduar me zbatimin e reformave të domosdoshme drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Sipas tij, integrimi në BE është e vetmja rrugë e qëndrueshme për Ballkanin Perëndimor, duke siguruar transformimin dhe ruajtjen e një Evrope të bashkuar.
“Të dyja, Bashkimi Evropian edhe Ballkani Perëndimor duhet të angazhohen në kohë për reforma dhe strategjitë inovative të integrimit. Ne kemi kornizën dhe mjetet, kemi nevojë për vendime të shpejta politike” theksoi Ministri Igli Hasani.
Ministri Hasani përgëzoi homologen sllovene, Tanja Fajon, për organizimin e këtij forumi të rëndësishëm në trajtimin e sfidave aktuale të sigurisë dhe nxitjes së bashkëpunimit rajonal.

Adresa

Adresa e Misionit
30, Rue Tenbosch,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. +32 2 640 3544
+32 2 644 3329
Fax. + 32 2 640 31 77
Emergency Tel. 0032485401237

E-MAIL

mission.eu@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00