Çelet ekspozita "Skënderbeu: hero i shqiptarëve dhe mbrojtës i Evropës"

Me rastin e përvjetorit të vdekjes së heroit kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastriot Skënderbeu, Shtëpia e Shqiptareve (la Maison de l'Albanie) në Paris, në bashkëpunim me Galerinë Kombëtare të Arteve dhe Ambasadën shqiptare në Francë, organizoi çeljen e ekspozitës "Skënderbeu: hero i shqiptarëve dhe mbrojtës i Evropës", me pjesëmarrjen e shumë personaliteteve dhe të ftuarve francezë, shqiptarë dhe të tjerë, si dhe të drejtorit të "la Maison de l'Albanie", Gjergji Themeli, dhe drejtorit të Galerisë Kombëtare të Arteve, Artan Shabani.

Organizatorët dhe pjesëmarrësit në këtë aktivitet u përshëndetën edhe nga Ambasadori i Shqipërisë në Francë, Z. Dritan Tola (më poshtë fjala e plotë e Ambasadorit në frengjisht).

Ekspozita e punimeve të piktorëve shqiptarë të gjysmës së dytë të shekullit XX dhe fillim i shekullit XXI, do të qëndrojë e hapur nga 16 deri më 30 janar 2016, në ambientet e "la Maison de l'Albanie", në 26 place Denfert-Rochereau, 75014 Paris.

Fjala e Ambasadorit

ADRESA

Ambasada Shqiptare
57, avenue Marceau 75116
Paris, France

TEL / FAX

Tel. +33 1 47 23 31 00
Fax. +33 1 47 23 59 85

Kontakt Urgjence

+33 1 47 23 31 51
Ky numër mund të përdoret vetëm në rast urgjence. Abuzimi me këtë numër ju ngarkon me përgjegjësi ligjore

SHËRBIMI KONSULLOR

E hënë, e martë dhe e mërkurë:
10:00 - 13:00
*Shërbimi konsullor është i mbyllur në ditët e pushimeve zyrtare shqiptare:
1 janar 2024, 2 janar 2024, 14 mars 2024, 22 mars 2024, 31 mars 2024, 10 prill 2024, 1 maj 2024, 5 maj 2024, 16 qershor 2024, 5 shtator 2024, 28 nentor 2024, 29 nentor 2024, 8 dhjetor 2024, 25 dhjetor 2024.