Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha zhvillon një vizitë pune në Francë

Në datën 28 dhe 29 nëntor 2015, Ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha, zhvilloi një vizitë zyrtare në Francë, gjatë së cilës u takua me zyrtarë të lartë francezë vveçanërisht lidhur me çështjet evropiane.

Gjatë qëndrimit në Paris, Ministrja Gjosha zhvilloi një takim me Harlem Désir, Sekretar Shteti france për Çështjet Evropiane, senatorin dhe të ngarkuarin e Francës për Ballkanin, Alain Richard, me deputetin Philip Cordery,Sekretar Kombëtar i PS-së franceze për Evropën dhe anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste Evropiane, dhe me drejtorët e Evropës Kontinentale dhe të Bashkimit Evropian në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Ministrja Gjosha zhvilloi njw sencë dëgjimore edhe me Komisionin për Çështjet Evropiane në Asamblenë Kombëtare të Francës.

Gjatë takimeve bashkëbiseduesit diskutuan mbi marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve, duke vlerësuar bashkëpunimin në fusha të ndryshme. Ministrja informoi bashkëbiseduesit mbi punën e bërë për plotësimin e prioriteteve në procesin e integrimit evropian, ku nënvizoi se fokusi aktual mbetet reforma në drejtësi e cila pritet t’i ndezë dritën jeshile fazës së radhës së procesit që është hapja e negociatave. Sekretari i Shtetit për Çështjet Evropiane inkurajoi Shqipërinë për të vazhduar rrugën e nisur, si dhe theksoi se Franca do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj të integrimin evropian. Gjatë takimeve, Ministrja u shpreh se Shqipëria ka bërë hapa përpara, por është e domosdoshme që përparësi t’i jepet zhvillimit ekonomik të vendit. Bashkëbiseduesit diskutuan edhe për procesin e Berlinit, rëndësinë e tij për zhvillimin e Ballkanit Perëndimor, si dhe nevojën e projekteve të përbashkëta konkrete të cilat pritet të kristalizohen në Konferencën e radhës që do të zhvillohet në Paris në verën e vitit 2016.

ADRESA

Ambasada Shqiptare
57, avenue Marceau 75116
Paris, France

TEL / FAX

Tel. +33 1 47 23 31 00
Fax. +33 1 47 23 59 85

Kontakt Urgjence

+33 1 47 23 31 51
Ky numër mund të përdoret vetëm në rast urgjence. Abuzimi me këtë numër ju ngarkon me përgjegjësi ligjore

SHËRBIMI KONSULLOR

E hënë, e martë dhe e mërkurë:
10:00 - 13:00
*Shërbimi konsullor është i mbyllur në ditët e pushimeve zyrtare shqiptare:
1 janar 2024, 2 janar 2024, 14 mars 2024, 22 mars 2024, 31 mars 2024, 10 prill 2024, 1 maj 2024, 5 maj 2024, 16 qershor 2024, 5 shtator 2024, 28 nentor 2024, 29 nentor 2024, 8 dhjetor 2024, 25 dhjetor 2024.