Shqipëria dënon sulmet terroriste në Paris

Republika e Shqipërise dënon me vendosmëri sulmet terroriste të ndodhura gjatë natës së djeshme në Paris, ku humbën jetën dhe u plagosën qindra civilë të pafajshëm. Shprehim ngushëllimet më të sinqerta për jetët e humbura si pasojë e këtyre akteve barbare kundër lirisë dhe paqes, që synojnë të mbjellin terrorin në zemër të Evropës.

Shqipëria bashkohet me dhimbjen e popullit dhe qeverisë franceze në këto momente tepër të vështira, duke uruar shërimin e plotë të të plagosurve dhe tejkalimin sa më parë të kësaj situate.
Qëndrojmë në krah të Francës në betejën kundër terrorizmit dhe kujtdo që cënon vlerat tona të perbashketa.
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Francë është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet franceze. I bëjmë thirrje shtetasve shqiptarë që gjenden në Francë, të zbatojnë me perpikmëri instruksionet e autoriteve franceze për menaxhimin e situatës.

ADRESA

Ambasada Shqiptare
57, avenue Marceau 75116
Paris, France

TEL / FAX

Tel. +33 1 47 23 31 00
Fax. +33 1 47 23 59 85

Kontakt Urgjence

+33 1 47 23 31 51
Ky numër mund të përdoret vetëm në rast urgjence. Abuzimi me këtë numër ju ngarkon me përgjegjësi ligjore

SHËRBIMI KONSULLOR

E hënë, e martë dhe e mërkurë:
10:00 - 13:00
*Shërbimi konsullor është i mbyllur në ditët e pushimeve zyrtare shqiptare:
1 janar 2024, 2 janar 2024, 14 mars 2024, 22 mars 2024, 31 mars 2024, 10 prill 2024, 1 maj 2024, 5 maj 2024, 16 qershor 2024, 5 shtator 2024, 28 nentor 2024, 29 nentor 2024, 8 dhjetor 2024, 25 dhjetor 2024.