Presidenti Begaj zhvillon në Berlin një takim me përfaqësues të Diasporës shqiptare në Gjermani

Presidenti Begaj zhvillon në Berlin një takim me përfaqësues të Diasporës shqiptare në Gjermani

Postuar më 19/06/2024
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh. T. Z. Bajram Begaj, zhvilloi sot në Berlin një takim me përfaqësues të Diasporës shqiptare në Gjermani. Figura të suksesshme në fusha të ndryshme, si: sipërmarrës, mjekë, artistë, arsimtarë dhe aktivistë të organizatave të të rinjve e njohën Kreun e Shtetit me përvojat e tyre të bashkëpunimit me komunitetin shqiptar dhe qytetarët gjermanë.
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh. T. Z. Bajram Begaj, shprehu përgëzime për arritjet e gjithsecilit dhe vlerësoi arritjet e tyre personale, të cilat i quajti krenari kombëtare. Gjithashtu, Presidenti ftoi sipërmarrësit shqiptarë të ndihmojnë më shumë për kauzat e shqiptarëve, në veçanti për mësimin e gjuhës shqipe nga fëmijët e emigrantëve shqiptarë, apo të Diasporës së re, siç konsiderohet tashmë komuniteti i të ikurve pas viteve’90 në shtetet evropiane.
Presidenti i Republikës vlerësoi nismat e ndërmarra për hapjen e shkollave shqipe, vullnetarizmin e mësuesve të gjuhës shqipe dhe, gjithashtu, nxiti forcimin e këtij bashkëpunimi, në mënyrë që brezat e ardhshëm, krahas gjuhës gjermane dhe integrimit me kulturën vendase, të mos harrojnë gjuhën amtare dhe identitetin kombëtar.
Për sa i përket ndërveprimit mes të rinjve, Presidenti vlerësoi iniciativat e studentëve që shkollohen në universitetet e Gjermanisë, ndërsa u shpreh se Shqipëria i mban gjithmonë dyert hapur për ata që do të dëshirojnë të kthehen e të investojnë në vendlindje dijet e marra në Perëndim.
Ky takim u koordinua nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Berlin.

Adresa

Albanische Botschaft
Friedrichstr. 231
10969 Berlin
Germany

Ambasada e RSH-së në Berlin - Botschaft der Republik Albanien

Sektori Konsullor

!!! Për pyetje rreth takimeve në Ambasadë, aplikimeve për leje kalimi, pasaporta, karta ID, humbje të dokumenteve, prokura, deklarata noteriale, nënshtetësi shqiptare, lindje, martesa, etj., si dhe për informacione të ndryshme:

Tel +49 30 25942013
Tel +49 30 81816894

Nr. i emergjencës

!!! Për rastet urgjente si vdekje, aksidente, ndalime/arrestime:

Mobile +49 174 8619587

Sektori Politik dhe Administrativ

Tel. +49 30 25942014
Tel: +49 30 25942015
Fax +49 30 25931890

PËR ÇËSHTJE KONSULLORE LUTEMI DREJTOHUNI NË ADRESËN E POSTËS ELEKTRONIKE ZYRTARE

konsullata.berlin@mfa.gov.al

PËR ÇËSHTJE KONSULLORE LUTEMI DREJTOHUNI NË ADRESËN E POSTËS ELEKTRONIKE ZYRTARE

E-MAIL

konsullata.berlin@mfa.gov.al

Orari zyrtar i Ambasadës

E hënë- E enjte
09:00 - 17:00
E premte
09:00 - 14:00

Orari zyrtar për

Zyrën Konsullore


E hënë 10.00 - 14.00
E mërkurë 10.00 - 14.00
E premte 09.00 - 13.00