Konkretizohet marrëveshja e binjakëzimit mes qyteteve Berat-Karmiel

Perfaqësues të Bashkisë Karmiel, Izrael, bashki binjake e Beratit, kryen një vizitë në Bashkinë e Beratit. Vizita u organizua në kuadër të lidhjeve dhe të bashkëpunimit midis dy qyteteve. Dy kryetarët e bashkive respektive, Berat dhe Karmiel, z. Petrit Sinaj dhe z. Adi Eldar, diskutuan mbi mundesitë e projekteve konkrete dhe shkëmbimeve në fushën e arsimit, kulturës, nxitjes së sektorit të turizmit dhe të bujqësisë. Linja e re ajrore direkte Tiranë - Tel Aviv, e cila do të fillojë së shpejti, do të nxisë fluksin e turistëve izraelitë në Shqipëri. Të pranishëm në këtë takim ishin edhe ambasadori i Izraelit në Shqipëri dhe Konsulli i Nderit i Shqipërisë në Izrael. Mysafirët ndoqën edhe një ekspozitë fotografike mbi shpëtimin e Hebrenjve në Berat.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Laz-Rom Building, 11 Tuval Street,
Ramat Gan 5252226, Israell

Tel / Fax

Tel: 00972 03-5465866
Fax: 00972 03-6883314
Cel: 00972 (0) 54 904 2813
Nr. i emergjences: 00972 (0) 54 904 2813

E-MAIL

embassy.telaviv@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E Diel - E Enjte
9:00- 17:00