Articles

Konsulli i Përgjithshëm Armand Shandro takim me përfaqësuesen e Ministrisë së Jashtme turke në Stamboll, Ambasadore, Dr. Ayşe Sözen Usluer.

Albanian

Konsulli i Përgjithshëm Armand Shandro u prit në një takim nga përfaqësuesja e Ministrisë së Jashtme turke në Stamboll, Ambasadore, Dr. Ayşe Sözen Usluer.

Në një bashkëbisedim të hapur u nënvizuan marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe dhe partneriteti strategjik mes Shqipërisë dhe Turqisë si dhe u zotua mbi forcimin e bashkëpunimit në fushën ekonomike dhe kulturore në vijim.

Konsulli i Përgjithshëm, Armand Shandro takim me Konsullen e Përgjithshme të Kosovës, Suzan Novobërdaliu

Albanian

Konsulli i Përgjithshëm i RSH-së në Stamboll, z. Armand Shandro, nisi aktivitetin e tij me ndalesën e parë në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës, ku u takua me Konsullen e Përgjithshme të Kosovës në Stamboll, znj. Suzan Novobërdaliu, dhe stafin e saj.

Në një atmosferë po aq miqësore e institucionale u diskutua mbi identifikimin e bashkëpunimit ndërmjet dy Përfaqësive. Bazuar në këtë, do të hartohet një kalendar i përbashkët aktivitetesh që përfshijnë diasporën shqiptare, studentët, të rinjtë profesionistë dhe promovimin e marrëdhënieve kulturore.

Njoftim

Albanian

Të nderuar qytetarë,
Me përmirësimin e shërbimit për pajisjen me Pasaportë Biometrike dhe Kartë ID, siç jeni tashmë në dijeni, jeni ju vetë që caktoni datën dhe orën kur dëshironi/mundeni të paraqiteni në ambasadë/konsullatë.
Në mesazhin elektronik që do të merrni pas përfundimit të aplikimit së bashku me datën dhe orën ju vjen dhe numri i radhës.
Lutemi të respektoni këtë numër, ky do të jetë i vetmi numër me të cilin ju do të merrni shërbim në Zyrat Konsullore të RSH-së kudo ku ndodheni.

 

Stambolli ndriçohet Kuq e Zi për Festën e Flamurit

Albanian

Ura e Bosforit në Stamboll ndriçohet Kuq e Zi për Festën e Flamurit. 

Urojmë të gjithë shqiptarët Gëzuar 28 Nëntorin Ditën e Pavarësisë

Albanian

Në emër të Konsullatës së Përgjithshme në Stamboll urojmë të gjithë bashkatdhetarët Gëzuar 28 Nëntorin ditën e Flamurit! Gëzuar Pavarësinë Shqipëri!

Takimi i Ministrit të Punëve të Jashtme të Turqisë z.Mevlüt Çavuşoğlu me Konsujt e Përgjithshëm në Stamboll

Albanian

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Turqisë, z. Mevlüt Çavuşoğlu zhvilloi një takim shumë konstruktiv dhe të frutshëm me Konsujt e Përgjithshëm në Stamboll. Diskutimi u fokusua në prioritetet e politikës së jashtme turke, zhvillimet rajonale dhe globale si dhe sfidat gjatë periudhës së pandemisë.

Takimi znj.Kadzadej me znj.Bozkurt Gevrek, në fokus: Marrëdhëniet shumë të mira mes vendeve dhe masat e marra gjatë pandemisë

Albanian

Konsullja e Përgjithshme znj. Blerta Kadzadej zhvilloi një takim me Zëvendësprefekten e Stambollit, znj. Özlem Bozkurt Gevrek.

Në fokus të takimit ishin marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve si dhe masat e marra nga pushteti lokal për lehtësimin e jetës së qytetarëve gjatë kohës së pandemisë në Stamboll.

Mbi nismën e mbjelljes dhe dhurimit të fidanëve të ullirit nga Bashkia e Beyoğlu me rastin e Ditës së Pyllëzimit në Turqi

Albanian

Kryetari i Bashkisë së Beyoğlu, z. Haydar Ali Yildiz, në datë 11 nëntor me rastin e Ditës të Pyllëzimit në Turqi, ka iniciuar nismën e mbjelljes së fidanëve të ullirit në kopshtin e ndërtesës së Bashkisë dhe hapësirave rreth saj.

Në këtë kuadër, Nënkryetari i Bashkisë, z. Mehmet Erdoğan dhe stafi i tij zhvilluan një vizitë në Konsullatën e RSH-së në Stamboll duke dhuruar fidanët e ullirit Konsulles së Përgjithshme, znj. Blerta Kadzadej, në emër të tij duke përcjellë mesazhin e paqes, shëndetit dhe mirësisë në të gjithë botën.

Aktiviteti i organizuar nga Trupi Konsullor në Stamboll mbi çështjet aktuale në Turqi

Albanian

Konsullja e Përgjithshme znj. Blerta Kadzadej mori pjesë në webinarin e organizuar nga ICC (Istanbul Consular Corps) me pjesëmarrjen e Zëvendësministrit të Energjisë dhe Burimeve Natyrore z. Alparslan Bayraktar.

Webinarin e hapi Konsullja e Përgjithshme e Kroacisë, znj. Ivana Zerec e cila është edhe presidente e ICC me një prezatim të shkurtër ku më pas i dha fjalën z. Bayraktar i cili bëri një pasqyrë mbi çështjet aktuale në Turqi.

Vizita në Monumentin e Dëshmorëve së betejës së Gallipolit

Albanian

Në kuadër të vizitës në qytetin e Çanakkalesë, Konsullja e Përgjithshme znj. Blerta Kadzadej, zhvilloi një vizitë në Monumentin Dëshmorëve së betejës të Gallipolit si dhe nderoi Memorialin e të rënëve martirë, disa prej tyre shqiptarë, në një nga betejat më të mëdha gjatë luftës së parë botërore!

Pages

Adresa

Adnan Saygun Cd. Uydu
Sk. Gündeş Apt. No:4/14 Ulus
Istanbul

Tel / Fax

Tel: +90 212 244 32 56
Fax: +90 212 244 32 38
Raste emergjente nr.
Tel: +00905396566219

E-MAIL

consulate.istanbul@mfa.gov.al

OPENING TIMES

Monday to Friday
09:00 - 17:00
Consular Services
10:00-12:30