Articles

Mbi lëshimin e çertifikatave të martesës

Albanian

Në sistemin e RKGJC nuk janë pasqyruar martesat e bëra para vitit 2010, për rrjedhojë nuk mund të lëshohen çertifikata për martesat e kryera para vitit 2010 në Përfaqësitë Diplomatike.

Cv e Konsullit

Albanian

Blerta Kadzadej ka marrë detyrën si Konsulle e Përgjithshme në Konsullatën e Përgjithshme të RSH-së në Stamboll në Korrik 2019. Ajo ështe diplomuar me Master Shkencor në Gjuhë dhe Letërsi Angleze në vitin 1993, në Universitetin e Tiranës nga ku është diplomuar më pas me Master në Administrim Biznesi - MBA në bashkëpunim me Universitetin e Nebraskës.

 

Kandidatura për Këshillin e të Drejtave të Njeriut

Albanian

Shqipëria ka paraqitur kandidaturën për Këshillin e të Drejtave të Njeriut, një nga organet më të rëndësishme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Zgjedhjet për anëtarët e rinj për termin 2015-2017, zhvillohen në vjeshtë 2014, dhe muajt në vijim deri në zhvillimin e zgjedhjeve, janë periudhë fushate ku Shqipëria duhet të bëjë maksimumin për të arritur numrin e duhur të mbështetjeve.Kjo fushatë, udhëhiqet nga Ministria e Punëve të Jashtme.Për më shumë informacion, broshuren mund t'a gjeni në linkun: file:///C:/Users/Dell/Downloads/Broshure_MPJ-M_OKB-_20_5_2014_%255bR%255d.pdf

Kandidatura për Këshillin e të Drejtave të Njeriut

Albanian

Shqipëria ka paraqitur kandidaturën për Këshillin e të Drejtave të Njeriut, një nga organet më të rëndësishme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Zgjedhjet për anëtarët e rinj për termin 2015-2017, zhvillohen në vjeshtë 2014, dhe muajt në vijim deri në zhvillimin e zgjedhjeve, janë periudhë fushate ku Shqipëria duhet të bëjë maksimumin për të arritur numrin e duhur të mbështetjeve.Kjo fushatë, udhëhiqet nga Ministria e Punëve të Jashtme.Për më shumë informacion, broshuren mund t'a gjeni në linkun: file:///C:/Users/Dell/Downloads/Broshure_MPJ-M_OKB-_20_5_2014_%255bR%255d.pdf

Afatet e vlefshmërisë së pasaportave për shtetasit nën moshën 16 vjeç

Albanian

Për të gjithë shtetasit shqiptarë me moshë deri 16 vjeç në kohën e aplikimit, që janë pajisur me pasaportë biometrike 10-vjeçare, gjatë periudhës 1 prill 2009 – 31 korrik 2010,  njoftohen se do ju zgjatet me 1 vit nga dita e plotësimit të afatit ligjor prej 5 vitesh. Janë të lutur këta shtetas që ndërkohë të aplikojnë për pasaportën e re brenda rregullave ligjorë. Të interesuarit që kanë nevojë për sqarime të mëtejshme, mos të hezitojnë të kontaktojnë me Konsullatën tonë. 

Akademia e Forcave Ajrore

Albanian

Konsulli i Përgjithshëm dhe Komandanti i Akademisë Ajrore, vizituan së bashku stendën e prezantimit të vendit tonë në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të organizuar nga kjo akademi dhe të përgatitur me kujdes nga studentët tanë pranë saj. Jemi krenar për studentët tanë që përgatiten më së miri pranë kësaj akademie. 

Takim me Kryetarin e Bashkisë së Bajrampashasë

Albanian

Konsulli i Përgjithshëm i Shqipërisë dhe ai i Kosovës, vizituan Kryetarin e Bashkisë së Bajrampashasë, ku jetojne një komunitet i gjerë bashkëatdhetarësh. Krahas urimeve që i bënë z. Atila Aydener për rizgjedhjen në këtë detyrë, konfirmuan bashkërisht për bashkëpunimin e ndërsjelltë në vazhdimësi. 

Vizitë në Bashkinë e Kyçykçekmexhesë

Albanian

Gjatë vizitës së kortezisë në Bashkinë e Kyçykçekmexhesë, Konsujt e Përgjithshëm të Shqipërisë dhe Kosovës, sëbashku me Kryetarin e Shoqatës së Vëllazërisë Shqiptare, z. Metin dhe Drejtorin e Qendrës së Kulturës së Kosovës, z. Bytyçi uruan për zgjedhjen në këtë detyrë, Kryetarin e Bashkisë, z. Temel Karadeniz si edhe për emërimin në postin e Nënkryetarit, z. Rexhep Şencan.

Takim me pasardhësen e Hoxha Tahsin

Albanian

Konsulli i Përgjithshëm, z. Muça dhe Sekretarja e Parë, pritën në ambjentet e Konsullatës znj. Manushaqe Halili Salianji, pasardhëse e personalitetit intelektual shqiptar, të mirënjohurit Hoxha Tahsini. Znj. Salianji i dhuroi Konsullatës së R.Sh. botimin me 3 (tre) vëllime, të Hoxha Tahsinit, si edhe kërkoi ndihmë për gjetjen e varrit të Hoxha Tahsin.

Vizitë e Ministrit Bushati

Albanian

Në kuadër të vizitës zyrtare në Turqi, Ministri i Punëve të Jashtme, Z. Ditmir Bushati pati një takim pune ku bashkëbisedoi me përfaqësues të Diasporës Shqiptare në Stamboll.

Pages

Adresa

Adnan Saygun Cd. Uydu
Sk. Gündeş Apt. No:4/14 Ulus
Istanbul

Tel / Fax

Tel: +90 212 244 32 56
Fax: +90 212 244 32 38
Raste emergjente nr.
Tel: +00905396566219

E-MAIL

consulate.istanbul@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00
Veprime Konsullore
10:00 - 12:30