Konsulli i Përgjithshëm, z. Muça dhe Sekretarja e Parë, pritën në ambjentet e Konsullatës znj. Manushaqe Halili Salianji, pasardhëse e personalitetit intelektual shqiptar, të mirënjohurit Hoxha Tahsini. Znj. Salianji i dhuroi Konsullatës së R.Sh. botimin me 3 (tre) vëllime, të Hoxha Tahsinit, si edhe kërkoi ndihmë për gjetjen e varrit të Hoxha Tahsin.