Më datë 30 Nëntor 2013, ora 18:00, në bashkëpunim me Konsullatën e Përgjithshme të R.Sh. në Stamboll, në Pallatin e Kulturës SKSM, do të realizohet promovimi i librit më të ri të gazetarit të mirënjohur Sokol Balla, “Viti i mbarë”.
Konsulli i Përgjithshëm Z. Ermal Muça, i shoqëruar nga Sekretarja e Parë, Znj. Selvi Beçaj, u pritën nga Presidenti i Unionit të Agjensive Turistike, Z. Başaran Ulusoy.
Takimi u fokusua në shkëmbimet kulturore dhe turistike ndërmjet dy vendeve.
Më datën 7 nëntor 2013, Ministri i Rinisë dhe Mirëqënies Sociale, Z. Erion Veliaj, me ftesë të Kombeve të Bashkuara ka marrë pjesë në konferencën me temë ‘Konsultimi Rajonal mbi Axhendën e Zhvillimit post 2015’,organiauar në Stamboll në bashkëpunim me Ministrinë e Zhvillimit të Turqisë.
Z. Veliaj pati një takim të veçantë dypalësh me Ministrin Turk të Zhvillimit, Z. Cevdet Yılmaz. Dy Ministrat trajtuan çështje konkrete të marrëdhenieve dhe të bashkëpunimit dypalësh
Me ftesë të veçantë të Ministrit të Transporteve të Turqisë, z. Binali Yıldırım, Ministri i Transporteve dhe Infrastrukturës të vendit tonë, z. Edmond Haxhinasto ka marrë pjesë në ceremoninë e inagurimit të projektit tejet të rëndësishëm, të cilësuar si “projekti i Shekullit” nga autoritetet më të larta të Turqisë, “Marmaray”. Gjatë këtij aktiviteti dhe takimeve zyrtare në Stamboll z. Haxhinasto është shoqëruar nga Konsulli i Përgjithshëm.
Në takimin e radhës me përfaqëuesin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë në Stamboll, Ambasadorin Mehmet Dönmez, u shqyrtua intensifikimi i bashkëpunimit dhe bashkërendimi ynë i mëtejshëm. Gjithashtu, shprehëm mirënjohjen për mbështetjen e z. Dönmez në mbarëvajtjen e funksionimit të aktivitetit të përfaqësisë sonë.
Ministri i Punëve të Brendshme, Z. Saimir Tahiri, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Turqi, me ftesë të homologut të tij turk, Muammer Gyler. Bisedimet dypalëshe janë fokusuar te ndihma që policia turke do t’i japë asaj shqiptare, me synim rritjen e efikasitetit për rivendosjen e rendit dhe qetësisë publike, si dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme.
Konsulli i Përgjithshëm me Drejtorin e Qëndrës Kulturore të Kosovës vizituan kryetarin e Bashkisë së Bayrampaşa-së, z. Atila Aydiner, ku trajtuan çështje të bashkëpunimit kulturor të vendeve tona.
Konsulli i Përgjithshëm dhe Oficeri i Kontaktit i Policisë së Shtetit vizituan Departamentin e Marrëdhënieve me Jashtë të Policisë së Stambollit, në kuadër të intensifikimit të mëtejshëm të bashkëpunimit e bashkërendimit në çështje specifike.best antivirus software