Në Muzeun prestigjoz të Perës në Beyoglu, është hapur ekspozita "Ndërtimi i një ëndrre " me titulli: "Realizmi Socialist në Artin Shqiptar " me kurator, z. Artan Shabani dhe me kontributin e Konsullatës së Përgjithshme në Stamboll.Duke u ndalur në realizmin shoqëror shqiptar përmes pikturave, posterave dhe vizatimeve, ekspozita ofron një përzgjedhje të arteve pamore nga periudha e realizmit socialist.
Gjithashtu ekspozita eksploron efektet e ideologjisë së asaj kohe, e cila dominoi padiskutim artet pamore shqiptare në gjysmën e dytë të shekullit XX. Përzgjedhja që pasqyron këtë ideologji, i jep mundësinë vizitorëve të njihen me kulturën dhe identitetin e popullit shqiptar cili ka jetuar një jetë të izoluar nga pjesa tjetër e botës për një kohë të gjatë, dhe ku nëpërmjet kësaj ekspozite pasqyrohen tema të ndryshme si: jeta e përditshme e klasës punëtore, portretet e liderëve, përfaqësimet e regjimit dhe shpresa për brezat e ardhshëm.
Për të gjithë artdashësit ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në datë 15 nëntor 2020.