Çel punimet Konferenca e Ambasadorëve 2016

Conferenca e Ambasadorëve të Republikës së Shqipërisë është platforma më e lartë e diskutimit për politikën e jashtme, ku përfaqësuesit tanë në botë takohen dhe ndajnë pikëpamje me autoritetet më të larta te vendit, të cilët ndikojnë në hartimin dhe orientimin e politikës sonë të jashtme.
Në këtë aktivitet do të jenë të ftuar rreth 350 pjesëmarrës, ndër të cilët ministra, parlamentarë, vendimmarrës evropianë edhe studiues shqiptarë e të huaj nga BE-ja, SHBA-ja, Rusia, Turqia, rajoni etj.
Konferenca e këtij viti synon:
• Të promovojë platformën e politikës së jashtme të nivelit të lartë “Tirana Initiative”, e ndërmarrë nga Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, në vijim të Samitit të Parisit për Ballkanin Perëndimor. “Tirana Initiative” përbën një instrument koordinimi të përpjekjeve dhe hapave konkretë rajonalë në kuadër të Procesit të Berlinit.
• Të njohë përfaqësuesit e Republikës së Shqipërisë me dinamikat me të cilat përballet aktualisht politika e jashtme, si dhe orientimet për akset kyçe të zbatimit të saj. 
• Nëpërmjet gamës së gjerë të eskpertëve të politikës së jashtme, të mundësojë një analizë profesionale të aktualitetit ndërkombëtar dhe tendencave për të ardhmen, si dhe të analizojë në mënyrë sa më konkrete implikimet e mundshme për Shqipërinë.
• Të bëjë një analizë reale të metodave të punës, praktikave më të mira të ndërveprimit, shfrytëzimit të mundësive dhe mekanizmave nga shërbimi i jashtëm, me synim përmirësimin e performancës.
• Të prezantojë publikisht momentet kryesore të politikës së jashtme në harkun dy-vjeçar, duke nxjerrë në pah  punën e bërë për mbrojtjen dhe nxitjen e interesave tona kombëtare.
Në mënyrë të veçantë, Konferenca e Ambasadorëve synon të përcjellë mesazhin që aktiviteti diplomatik nuk është i padeshifrueshëm, por pjesë e njëmendtë e gjithë aktivitetit shtetëror; pra, një imazh të qartë publik të mënyrës sesi aktiviteti diplomatik lidhet drejtpërdrejtë me mbrojtjen e interesave të vendit dhe qytetarëve.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Qyteza Pejton, Rruga Mujo Ulqinaku
18 Prishtine

Tel / Fax

Tel. + 383 38 248208
Fax. + 383 38 248 209
Nr. i emergjences:+383 45 618 618

E-MAIL

embassy.pristina@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 16:30