
Emri : Qemal
Mbiemri : Minxhozi
Datëlindja: 01.04.1953
Edukimi : Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë , Departamenti i Gjuhëve të huaja . 1972 – 1976
Eksperience pune:
Z. Qemal Minxhozi nga viti 1991 deri në vitin 2002 ka zhvilluar një aktivitet të gjërë bashkëpunimi midis organizmave shtetërorë dhe shoqërisë civile të Shqipërisë dhe Mbretërisë së Danimarkës. Eshtë hartues i disa projekteve bashkëpunimi midis dy vendeve në periudhën në fjalë. Nga viti 2002 deri 2005 ka qënë i ngarkuar me punë i përhershëm i Ambasades se Republikes se Shqiperise ne Danimarke. Z. Minxhozi ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë në dy legjislatura, në periudhat 2005-2009 dhe 2009-2013. Gjatë kësaj kohe, gjithashtu, ka qënë edhe anëtar i Komisionit të Jashtëm të Kuvendit të Shqipërisë.
Që prej 13 mars 2014, Z. Minxhozi, mban postin e Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Kosovë.