24 qershor 2016
Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT z.Mustafë Hasani priti në takim Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë z.Qemal Minxhozi.
Në takim u bisedua rreth bashkëpunimit aktual si dhe mundësitë e thellimit të mëtutjeshëm të bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri në fushën e transmetimit të energjisë elektrike, zhvillimet në drejtim të tregut të përbashkët të energjisë elektrike Kosovë-Shqipëri si dhe bashkëpunimit në proceset e integrimeve rajonale dhe evropiane.
Ndër të tjera, z.Hasani shprehu falënderimin e tij për gatishmërinë e përhershme të institucioneve të Republikës së Shqipërisë e në veçanti kompanisë homologe (OST Shqipëri) për bashkëpunimin e vazhdueshëm në avancimin e projekteve të përbashkëta dhe proceset e integrimeve rajonale dhe evropiane të KOSTT.
Në anën tjetër, Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë z.Qemal Minxhozi theksoi gatishmërinë e institucioneve të Republikës së Shqipërisë për avancimin e bashkëpunimit me theks në fushën e energjisë elektrike i cili aktualisht përbën sektorin me bashkëpunimin më të madh ndërshtetëror.
Me këtë rast Ambasadori Minxhozi vizitoi edhe Qendrën Nacionale Dispeçerike në KOSTT, e cila është një nga Qendrat më të avancuara e cila operon në përputhje me normat më të larta teknike Europiane.