Ambasadori Minxhozi u prit nga ushtruesi i detyrës së Ministrit të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor z. Ferat Shala. Në takim u bisedua për vazhdimin e projekteve të përbashkëta në fushën e Mjedisit mes dy anëve të kufirit.
Gjithashtu, u diskutua për vazhdimin e bashkëpunimit dhe investimet në fushën e mjedisit dhe planifikimi hapësinor, bashkëpunimi në zonat kufitare si dhe menaxhimin parqeve kombëtare që ndodhen në zonën kufitare midis dy vendeve.