Articles

Fjala e ambasadorit të Shqipërisë në Kosovë, Sh.T.Z. Petrit Malaj në pritjen me rastin e Pavarësisë 111 së Shqipërisë

Albanian

E nderuar Presidente e Republikës së Kosovës, Sh.S.Znj. Vjosa Osmani,

I nderuar Kryeministër i Republikës së Kosovës, Sh.T.Z Albin Kurti,

E nderuar Ministre për Punët e jashtme dhe Diasporës, Znj.Donika Gërvalla

E nderuar Ministre e Shtetit për Marrëdhënie me Parlamentin Znj. Elisa Spiropali

Shkelqësi Ambasadorë,

Të nderuar anëtarë të Kabinetit Qeveritar,

Të nderuar , ish-presidente të Republikës së Kosovës,

Deputetë,

Politikanë,

Kryetarë të partive politike,

Personalitete të shquara,

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj dorëzoi letrat kredenciale tek Presidentja e Republikës së Kosovës Znj. Vjosa Osmani

Albanian

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Republikës së Shqipërisë, Petrit Malaj, të cilin e uroi për detyrën dhe shfaqi shpresën se gjatë mandatit të tij do të intensifikohen edhe më tej marrëdhëniet bilaterale në mes të dy shteteve tona.
Sipas Presidentes Osmani, bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, sidomos në unifikimin e politikës së jashtme mbetet prioritet.

Mësimi i gjuhës shqipe me tekst të unifikuar në të gjitha shkollat e Shqipërisë dhe Kosovës, falë Abetares së Përbashkët Unike

Albanian

Abetarja e Përbashkët Unike, zotim i përbashkët i dy qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës, është jetësuar tashmë në një tekst të shumëpritur për nxënësit shqiptarë të Shqipërisë, Kosovës e kudo ata ndodhen, i cili u përurua sot në një event të posaçëm në kryeqytet, në vigjilje të vitit të ri shkollor.
Abetarja e re, e cila  ndryshon nga tekstet e mëparshme, në planin e metodave të integrimit, të leximit dhe të shkrimit, vjen për herë të parë edhe në versionin dixhital, që lehtëson ndjeshëm punën e mësuesve e të prindërve dhe ndihmon në mënyrë cilësore nxënësit. 

Kosova mikpret tryezën e përbashkët të dy qeverive në mbledhjen e tyre të radhës

Albanian

Mbledhja e përbashkët e radhës mes dy qeverive Shqipëri-Kosovë, u zhvillua sot në Prishtinë, nën bashkëdrejtimin e Kryeministrit Edi Rama dhe Kryeministrit Albin Kurti, si dhe me pjesëmarrjen e ministrave, anëtarë të kabineteve respektive.
Më herët, Kryeministri Edi Rama dhe delegacioni që e shoqëronte u prit në  një ceremoni zyrtare nga Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti.
Në nisje të mbledhjes së përbashkët, kryeministri Edi Rama dhe Kryeministri Albin Kurti mbajtën një fjalë përshëndetëse:

Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, zhvilloi një vizitë në Gjakovë.

Albanian

Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, zhvilloi një vizitë në Gjakovë. 
Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, më 11 mars zhvilloi një vizitë në Gjakovë. Gjatë kësaj vizite Kryetarja Nikolla shoqërohej nga Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, dhe drejtuesi i zyrës për koordinimin e marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Kosovës, Gentian Sala.

Gjatë vizitës së punës në Prishtinë, anëtarët e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, të kryesuar nga Kryetarja, znj. Klotilda Bushka, dhe Zëvendëskryetarja, znj. Dhurata Çupi, zhvilluan një takim në Fakultetin J

Albanian

Gjatë vizitës së punës në Prishtinë, anëtarët e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, të kryesuar nga Kryetarja, znj. Klotilda Bushka, dhe  Zëvendëskryetarja, znj. Dhurata Çupi, zhvilluan një takim në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Anëtarët e Komisionit u pritën nga Dekani i Fakultetit, Prof.Ass.Dr.Avni Puka, Prodekanët dhe profesorë të Fakultetit Juridik.

Leje Qëndrimi biometrike 5-vjeçare të rinovueshme pa afat, ministri Çuçi dorëzon kartat e para për dy të rinj nga Kosova që punojnë në Tiranë: Aplikim online dhe pa dokumente shtesë

Albanian

Pas marrëveshjes mes dy qeverive Shqipëria ka nisur tashmë me lëshimin e Lejeve të Qëndrimit Biometrike për shqiptarët e Kosovës që jetojnë në vendin tonë. Dy kartat e para iu dorëzuan Aritës dhe Kushtrimit, dy të rinj nga Kosova që punojnë në Tiranë. Dokumenti biometrik 5-vjeçar i rinovueshëm pa afat është i pajisur me të gjithë elementët e sigurisë dhe shërben gjithashtu edhe si një Leje Pune. Procedurë aplikimi online, tërësisht e lehtësuar dhe pa dokumente.

MPJD dhe MEPJ përmbyllin me sukses konkursin "Colours of Albanians 2022"

Albanian

Konkursi i fotografisë "Colours of Albanians" është përmbyllur sot në Prishtinë me ceremoninë solemne për ndarjen e 10 çmimeve fituese
Konkursi që bëri hapjen në Shqipëri me 26 nëntor, është finalizuar në Kosovë pikërisht sot në shënimin e ditës së Pavarësisë së Kosovë.

Mbi 5 mijë fotografi kanë qenë pjesë e konkursit që për herë të parë ishte organizim i përbashkët mes Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës dhe Ministrisë për Evropë dhe Punë të Jashtme e Shqipërisë.

MPB ka shpërndarë lejeqëndrimet e para me afat pesë vjeçar

Albanian

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla ka shpërndarë lejeqëndrimet e para me afat 5 vjeçar për shtetasit e Republikës së Shqipërisë.

Kryeministrit Rama me studentë të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, në Universitetin e Prishtinës

Albanian

Bisedë e Kryeministrit Rama me studentë të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, në Universitetin e Prishtinës: 
Përshëndetje të gjithëve! Përpara sesa të niseshim, mora një email nga organizata, ia kalova kabinetit dhe u thashë shikoni mundësinë që ta organizojmë këtë takim. Nuk jua fsheh që kishte shumë skepticizëm dhe përgjithësisht këshilla ishte “pse me shku dhe me rreziku atje”. Por unë i kam qejf rreziqet, kështu që jam këtu.
Faleminderit për ftesën dhe praninë tuaj këtu.

Pages

Adresa

Ambasada Shqiptare
Qyteza Pejton, Rruga Mujo Ulqinaku
18 Prishtine

Tel / Fax

Tel. + 383 38 248208
Fax. + 383 38 248 209
Nr. i emergjences:+383 45 618 618

E-MAIL

embassy.pristina@mfa.gov.al