DIPLOMACIA DIGJITALE NË VEPRIM
Kjo iniciativë synon prezantimin e imazhit të vendit, duke përcjellë anë e mbanë botës ngjyrat e vërteta të shoqërisë, qytetet dhe fshatrat mahnitëse, bregdetet dhe peizazhet e paprekura, si dhe pazaret e kështjellat historike të Shqipërisë.
KONKURSI
Çdo javë do të publikohet një temë në llogaritë: Instagram, Facebook, Twitter të Colours of Albania & Web të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, dhe ju do na bashkoheni me anë të fotove tuaja.
ÇFARË ËSHTË #COLOURSOFALBANIA2018?
Fushatë mbarëkombëtare dhe konkurs fotografik në mediat sociale për promovimin e shqipërisë (Instagram, Facebook, Twitter, Web). Në këtë edicion të 4-rt konkursi i fotografisë dixhitale do të jetë nën moton “Trashëgimia kulturore dhe përkatësia evropiane”, e cila përkon me Vitin Evropian për Trashëgiminë Kulturore 2018.
RREGULLAT
- Ndiqni imagjinatën tuaj dhe fotografoni bukuritë e shqipërisë;
- Publikoni fotografitë në profilin tuaj në instagram me hashtag #CouloursofAlbania2018;
- Bëni TAG profilin tonë në Instagram @ColoursofAlbania; @albanianmefa;
- Bëni TAG në Facebook @ColoursofAlbania; @albanianmefa;
- Bëni TAG në Twitter @ColoursofAlbania,
- Mund të dërgoni fotografitë duke bërë “CHECK IN” vendin ku është marrë;
- Mund të dërgoni fotografitë që keni publikuar muaj më parë, mjafton të vendosni këtë hashtag #ColoursofAlbania2018
KOHËZGJATJA DHE PJESËMARRËSIT
Konkursi #ColoursofAlbania2018 do të jetë i hapur deri më 30 korrik 2018, për të gjithë qytetarët shqiptarë dhe veçanërisht të rinjtë, të apasionuarit pas fotografisë, udhëtimit, artit, kulturës, natyrës, etj.