Energjitikë, inagurohet “autostrada” Shqipëri-Kosovë

28.06.2016
Shqipëria dhe Kosova përuruan të martën linjën e re energjitike prej 400 kV, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt krijimit të një tregu të përbashkët energjitik, por edhe më gjerë. Cermonia me pjesmarrjen e kryeministrave Rama dhe Mustafa, si dhe zyrtarëve të tjerë të lartë nga të dy vendet, u zhvillua në Nënstacionin e Kasharit. Kryeministri Rama tha se inagurimi i kësaj linje është nisja e një kapitulli të ri për integrimin e të dy vendeve.
Linja e ndërlidhjes 400 kV Shqipëri – Kosovë ka nje gjatësi totale 241.1 km, nga të cilat 151.1 km shtrihen në territorin e Shqipërisë dhe 90 km shtrihen në territorin e Kosovës. Segmenti i parë i parë i linjës nga Tirana në Vaun e Dejës me gjatësi 80 km, përfshin shtrirjen e qarkut të dytë në linjën ekzistuese Tiranë-Podgoricë dhe segmenti i dytë i linjës konsiston në ndërtimin e një linje të re me një qark Vau i Dejës-Morinë me gjatësi 71 km. Linja ka dy përcjellës për fazë të tipit ACSR 490/65 mm 2.
Përcjellësi i mbrojtjes nga goditjet atmosferike do të jetë i pajisur në brendësi me fibra optike, për qëllime të telekomunikacionit dhe shkëmbimit të të dhënave. Sipas specialistëve Shqipëria dhe Kosova me këtë lidhje energjitike do të mund të përfitojnë për shkak të kombinimit të burimeve të prodhimit të energjisë. Shqipëria e bazon prodhimin e energjisë në 95 për qind nga hidrocentralet, ndërsa Kosova nga termocentralet.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Qyteza Pejton, Rruga Mujo Ulqinaku
18 Prishtine

Tel / Fax

Tel. + 383 38 248208
Fax. + 383 38 248 209
Nr. i emergjences:+383 45 618 618

E-MAIL

embassy.pristina@mfa.gov.al