Komisionerja për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil në Shqipëri, znj. Pranvera Strakosha u prit sot nga Ministri i Administratës Publike të Kosovës, z.Mahir Yagcilar

2016-06-14
Ministri i Ministrisë së Administratës Publike Mahir Yagcilar, priti komisionerën e shërbimit civil të Republikës së Shqipërisë Pranvera Strakoshwn (me bashkëpunëtorë) të shoqëruar nga ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi. Në këtë takim ishte prezent edhe kryetari i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Kosovës Lulzim Alijaj.
Gjatë këtij takimi, ministri Yagcilar, ka informuar delegacionin e Shqipërisë për fushë veprimtarinë e MAP-it, në veçanti, për fushën e shërbimit civil në Republikën e Kosovës dhe ecuritë në këtë drejtim, që përshkohen me sfida dhe përpjekje për forcimin e kapaciteteve dhe standardeve ekzistuese.
Ministri Yagcilar, ka folur për reformat në administratën publike, për Katalogun e vendeve të punës dhe për mundësitë e bashkëpunimit të dyanshëm, që pritet të realizohen në të ardhmen.
Komisionerja falenderoi ministrin Yagcilar për pritjen, duke shtuar se bashkëpunimi dhe shkëmbimi i përvojave me KPMK-në e Kosovës do t’u mundësojë palëve të shohin të arriturat dhe mangësitë në punën e tyre, por edhe mundësitë për bashkëpunim në aktivitetet e përbashkëta.
Ndërkaq, kryetari i KPMSHK-së Lulzim Aliaj vlerësoi bashkëpunimin me MAP-in dhe partnerët  nga Shqipëria.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Qyteza Pejton, Rruga Mujo Ulqinaku
18 Prishtine

Tel / Fax

Tel. + 383 38 248208
Fax. + 383 38 248 209
Nr. i emergjences:+383 45 618 618

E-MAIL

embassy.pristina@mfa.gov.al