Konsultime diplomatike mes diplomatëve ekspertë nga Shqipëria dhe Kosova.

U zhvilluan konsultimet diplomatike midis diplomatëve ekspertë të fushave të ndryshme të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë me homologët e tyre në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës. Konsultimet u drejtuan nga  Zv.ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të RSH znj. Artemis Malo dhe Zv.ministri për Punët e Jashtme dhe Diasporës së RKS z. Kreshnik Ahmeti.  U diskutuan problematika konkrete në bashkëpunimin e dy institucioneve  për koordinime në politikën e jashtme, dhe ofrimin e shërbimeve konsullore qyetetarëve tanë. U specifikuan strategji dhe  kalendare aktivitetesh  për rritjen e cilesisë dhe rezultateve të këtij bashkëpunimi.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Qyteza Pejton, Rruga Mujo Ulqinaku
18 Prishtine

Tel / Fax

Tel. + 383 38 248208
Fax. + 383 38 248 209
Nr. i emergjences:+383 45 618 618

E-MAIL

embassy.pristina@mfa.gov.al