Kryeministri Edi Rama zhvilloi në Prishtinë një takim me Kryeministrin Isa Mustafa. Biseda u përqendrua në zhvillimet në Kosovë e rajon dhe avancimin e axhendës së bashkëpunimit mes dy vendeve në fokusin edhe të sfidave të përbashkëta.
Dy Kryeministrat vlerësuan nivelin e bashkëpunimit dhe theksuan nevojën e vazhdimit të adresimit të çdo çështjeje që rrit mundësitë e bashkëpunimit dhe arritjen e të gjitha objektivave të përcaktuara mes dy qeverive.
Kryeministri Rama dhe homologu Mustafa shkëmbyen gjithashtu pikëpamjet mbi zhvillimet rajonale.