Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, vizitë zyrtare në Kosovë.

Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, ishte sot në një vizitë zyrtare në Kosovë, e para  vizitë jashtë vendit e Kryetares së Kuvendit, pas zgjedhjes në këtë detyrë.
Takimin e parë znj. Nikolla e zhvilloi me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, z. Glauk Konjufca. “Vizita ime në Kosovë nuk është vetëm simbolikë, por tregon se nuk kemi kohë për të humbur, për të shumëfishuar bashkëpunimin vëllazëror midis të dy Kuvendeve. Ne do të institucionalizojmë bashkëpunimin midis komisioneve e delegacioneve parlamentare në organizatat ndërkombëtare dhe deputetëve, në mënyrë që të krijojmë një sinergji të re të bashkëpunimit parlamentar. Në këte kontekst, do të institucionalizojmë, "Tryezën e kryetarëve të komisioneve parlamentare". Bashkimi Europian është destinacioni i Shqipërisë dhe i Kosovës. Vendet tona nuk kanë asnjë plan B, alternativë të këtij procesi dhe Kuvendi i Shqipërisë dhe Kuvendi i Kosovës do të bashkëpunojnë dhe do të nxisin insitucionet e tjera të të dy vendeve, për përshpejtimin e proceseve integruese.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Qyteza Pejton, Rruga Mujo Ulqinaku
18 Prishtine

Tel / Fax

Tel. + 383 38 248208
Fax. + 383 38 248 209
Nr. i emergjences:+383 45 618 618

E-MAIL

embassy.pristina@mfa.gov.al