Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, zhvilloi një vizitë në Gjakovë.

Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, zhvilloi një vizitë në Gjakovë. 
Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, më 11 mars zhvilloi një vizitë në Gjakovë. Gjatë kësaj vizite Kryetarja Nikolla shoqërohej nga Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, dhe drejtuesi i zyrës për koordinimin e marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Kosovës, Gentian Sala.
Në Komunën e Gjakovës, Kryetarja Nikolla u prit nga Kryetari, z. Ardian Gjini, i cili e njohu me përpjekjet për zhvillimin e Komunës dhe mirëqenien e qytetarëve si edhe me bashkëpunimin e ngushtë me bashkitë e Kavajës e Sarandës, me të cilat Komuna e Gjakovës është e binjakëzuar, si edhe me bashkitë e Shkodrës, Lezhës, Kukësit,Tropojës etj.
Kryetarja Nikolla e vlerësoi mbresëlënës vizionin, menaxhimin dhe përkushtimin e Kryetarit Gjini për zhvillimin, mirëqenien dhe të ardhmen e komunës, qytetit dhe qytetarëve dhe nënvizoi se Kuvendi i Shqipërisë do të nxisë e mbështesë bashkëpunimin midis njësive të qeverisjes vendore të të dy vendeve në të mirë të qytetarëve të Shqipërisë dhe Kosovës.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Qyteza Pejton, Rruga Mujo Ulqinaku
18 Prishtine

Tel / Fax

Tel. + 383 38 248208
Fax. + 383 38 248 209
Nr. i emergjences:+383 45 618 618

E-MAIL

embassy.pristina@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 16:30