Ministri Ditmir Bushati në Lituani: Hapja e negociatave sa më parë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Ditmir Bushati, në kuadër të një turi rajonal në vendet Baltike, po zhvillon një vizitë në Lituani.
Gjatë takimit me Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Lituanisë,  z. Linas LINKEVIČIUS, Ministri Bushati diskutoi për bashkëpunimin mes dy vendeve dhe rëndësinë e gjallërimit të bashkëpunimit ekonomik.
Ministrat i kushtuan vëmendje të veçantë procesit të integrimit evropian, impaktit transformues që ka politika e zgjerimit në vendet e rajonit të Ballkanit, përfshirë sigurinë e tij. Ministri Bushati e njohu kolegun e tij me procesin e reformave në Shqipëri, me fokus reformën në drejtësi, dhe masat e ndërmarra nga Qeveria shqiptare në plotësimin e 5 prioriteteve kryesore në procesin e integrimit, me fokus hapjen e negociatave për anëtarësim. Ministri Linkevicius konfirmoi qëndrimin mbështetës të Lituanisë për një vendim pozitiv për hapjen e negociatave për anëtarësim të BE me Shqipërinë gjatë këtij viti.
Ministrat diskutuan mbi situatën në rajon. Ministri Linkevicius vlerësoi rolin konstruktiv të Shqipërisë në rajonin e Ballkanit  Perëndimor si faktor i qëndrueshëm stabiliteti dhe bashkëpunimi rajonal.
Gjithashtu, Ministri Bushati zhvilloi një takim me anëtarë të Komitetit për Punët e Jashtme, Komitetit për Çështjet Evropiane dhe anëtarë të Grupit për marrëdhëniet ndërparlamentare me Vendet e Ballkanit Perëndimor në Parlamentin lituanez. Gjatë takimit, z. Bushati njohu deputetet lituaneze me progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian dhe pritshmëritë në këtë kontekst. Deputetët lituanezë vlerësuan progresin në adresimin e priorieteteve kyçe, dhe ndanë mendimin për rëndësinë që ka Zgjerimi jo vetëm për zhvillimin e vendeve aspirante, por dhe për forcimin e sigurisë së Unionit në përgjithësi. 

Adresa

Ambasada Shqiptare
Qyteza Pejton, Rruga Mujo Ulqinaku
18 Prishtine

Tel / Fax

Tel. + 383 38 248208
Fax. + 383 38 248 209
Nr. i emergjences:+383 45 618 618

E-MAIL

embassy.pristina@mfa.gov.al