MINISTRI YAGCILAR PRITI MINISTREN E SHTETIT PËR INOVACION DHE ADMINISTRATË PUBLIKE SË REPUBLIKËS SE SHQIPËRISË MILENA HARRITO

Ministri i Ministrisë së Administratës Publike, Mahir Yagcilar priti ministren e shtetit për Inovacion dhe Administratë Publike të Shqipërisë, Milena Harito, që shoqërohej nga delegacioni i saj.
Ministri Yagcilar, ministren Harito e njoftoi me ecurinë e procesit të reformës në administratën publike. Ndërsa, ministrja Harito falënderoi ministrin Yagcilar për pritjen duke theksuar se ky bashkëpunim i shkëlqyer do të vazhdojë me shkëmbimin e përvojave Shqipëri-Kosovë.
Në vazhdën e agjendës së kësaj vizite, te dy ministrat, nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit  të titulluar “Ngritja e kapaciteteve në realizimin e reformave në fushën e mirëqeverisjes dhe administrimit publik”, e nënshkruar midis dy ministrave, në mbledhjen e fundit të përbashkët të dy qeverive të datës  3 qershor 2016. Ministri Yagcilar dhe Ministrja Harito nënshkruan edhe Planin e Veprimit për zbatimin e kësaj marrëveshjeje. Në ceremoninë e nënshkrimit të këtij dokumenti të përbashkët , ministrat elaboruan aspektet e bashkëpunimit, që përbëjnë, siç u tha, pjesët esenciale të përpjekjeve reformuese, me qëllim të përmirësimit të sektorit të administratës publike, të   mirëqeverisjes dhe zhvillimin e mëtejmë të aftësive e kapaciteteve administrative te të dyja vendeve.
Pas nënshkrimit të marrëveshjeve, te dy ministrat së bashku,  dhanë një konferencë për shtyp para mediave vendore.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit, te dy ministrat, së bashku me delegacionet e tyre, mbajtën një tryezë të hapur me OJQ-të ku u debatua për “Rolin e shoqërisë civile, kontributi dhe projektet e organizatave jo-qeveritare në procesin e reformës së administratës publike”.
Në kuadër të kësaj tryeze, OJQ-të e të dyja vendeve, patën rastin të diskutojnë rreth çështjeve me të cilat ata merren, duke theksuar në vazhdimësi çështjet e reformave në administratën publike, dhe për mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen në fusha të ndryshme.
Të dy Ministrat se bashku,  në përmbyllje të këtij debati, theksuan se të gjitha këto aktivitete nuk do të mund të rezultonin apo të rezultojnë të suksesshme nëse nuk ndo t’a kishim dhe nëse do t’a kemi përkrahjen e përfaqësuesve të shoqërisë civile në Kosovë.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Qyteza Pejton, Rruga Mujo Ulqinaku
18 Prishtine

Tel / Fax

Tel. + 383 38 248208
Fax. + 383 38 248 209
Nr. i emergjences:+383 45 618 618

E-MAIL

embassy.pristina@mfa.gov.al