Presidentja në Detyrë të Republikës së Kosovës, Sh.S.Znj. Vjosa Osmani bëri homazhe të memorialin e Skënderbeut në Lezhë.
Ajo tha se nisja e vizitës me homazh tek varri i heroit kombëtar është në funksion të rikujtimit të strategut që bëri shumë me projektin integrues mesjetar, duke u shndërruar në fortifikatë të civilizimit perëndimor.
Figura e Skënderbeut është e përbotshme, siç janë Kosova dhe Shqipëria, të cilat pavarësisht sfidave e pengesave, në një të ardhme do të jenë pjesë e familjes së madhe evropiane, u shpreh ajo.