Summer at Marubi

Me mbështetjen Ministrisë së Punëve të Jashtme, Muzeu Kombëtar i Fotografisë Marubi, lançon internshipin “Summer at Marubi”, një iniciativë e cila synon përfshirjen e të rinjve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit në punën e muzeut gjatë pushimeve verore. 
Kjo nismë zhvillohet si vijimësi e Samitit të Parë të Diasporës Shqiptare dhe ka si qëllim sensibilizim e brezave të rinj ndaj trashëgimisë së Marubëve si një ndër thesaret më të çmuara të kulturës shqiptare që përmes fotografisë, sjell në dritë momente, personazhe, ngjarje të një harku kohor mbi njëqind vjeçar.
Kontakti nga afër me këtë pasuri si dhe me interesin e vizitorit e pritshmëritë e tij është një nga mënyrat më të mira për t’i bërë pjesëmarrësit e kësaj iniciative “ambasadorë” të kulturës shqiptare pranë vendeve ku jetojnë dhe studiojnë.
Ata do të mund të përfshihen në aktivitetin e përditshëm të Muzeut Marubi gjatë sezonit veror i cili shënon edhe pikun e vizitueshmërisë nga vendasit dhe të huajt.
Puna e tyre do të konsistojë kryesisht në aspekte që kanë të bëjnë asistencën ndaj vizitorëve, pritjen në recepsion, shoqërimin e grupeve e deri tek ndihmesa për ndërtimin e një database të bibliotekës së vogël që ofron hapësira e muzeut.
Të interesuarit mund të dërgojnë një CV dhe një letër motivimi në adresën info@marubi.gov.albrenda datës 30 qershor 2017.
Pas shqyrtimit të kandidaturave, të përzgjedhurit do të kontaktohen në adresën e tyre email.
Në momentin që ata vijnë në Shqipëri, grupi i të rinjve do të trajnohet nga stafi i muzeut i cili do t’i udhëheqë gjatë gjithë periudhës së tyre të internship-it.
Kohëzgjatja e internship-it  duhet të jetë jo më pak se dy javë e jo më shumë se një muaj.
Për informacione të mëtejshme, mund të na kontaktoni në info@marubi.gov.al.”

Adresa

Ambasada Shqiptare
Qyteza Pejton, Rruga Mujo Ulqinaku
18 Prishtine

Tel / Fax

Tel. + 383 38 248208
Fax. + 383 38 248 209
Nr. i emergjences:+383 45 618 618

E-MAIL

embassy.pristina@mfa.gov.al