Ambasadori Malaj zhvilloi një takim produktiv e miqësor me Ministrin e Kulturës, Rinisë e Sporteve z. Hajrullah Çeku. Të dy ndanë mendimin se kultura është pika jonë e fortë e bashkëpunimit e nga ku fillojnë shumë ide e projekte të tjera me interes për dy vendet tona. U diskutua për mundësitë e nxitjes gjatë vitit 2024 të prodhimit të produksioneve të përbashkëta në fushën e kinematografisë dhe teatrit, mobilitetin e artistëve dhe trupave teatrore e muzikore mes dy vendeve, hapjen e ekspozitave, organizimin e javës kulturore kombëtare, shkëmbimin e eksperiencave në menaxhimin e siteve arkeologjike etj. Bashkëpunimi në fushën e kulturës mes dy vendeve tona është konkret, i prekshëm dhe me rezultate mjaft optimiste për të ardhmen.