Në takim u bisedua për historinë, kulturën e traditat e përbashkëta, projektet e shumta për zhvillimin e qytetit e marredhëniet tona vëllazërore. Ambasadori Malaj i falenderoi për mikpritjen, por edhe për bashkëpunimin e ngushtë me qytetarët e trevave tona të veriut, Tropojën, Kukësin e Hasin, të cilët kanë gjetur një derë të hapur në Komunën e Gjakovës.
Ambasadori Malaj dhe Kryetari Gjini, u angazhuan për bashkëpunim të ngushtë për të garantuar arritje konkrete me projekte e zhvillime në zonat tona ndërkufitare.