CERTIFIKATE IDENTITETI KONSULLORE
Certifikata konsullore e identitetit eshte nje dokument identifikimi qe permban te gjitha gjeneralitetet e te interesuarit dhe kerkohet nga kuesturat per rinovimin e lejes se qendrimit kur shtetasi shqiptar nuk ka pasaporte te vlefshme.
Per leshimin e ketij dokumenti, eshte e nevojshme te dergohen ne konsullate nepermjet Sherbimit Postar:
1. certifikate lindje originale qe permban edhe atesine e memesine (legalizuar ne prefekturen perkatese ne Shqiperi nese certifikata eshte shqiptare)
2. kopje pasaportes ose e nje dokumenti me foto (vetem per shtetasit mbi 16 vjec)
3. kopje pasaportes se prinderve (per shtetasit nen 16 vjec)
4. nje foto pasaporte
Certifikata e identitetit kerkohet per nxjerrjen e lejes se qendrimit te te sapolindurve nga kuesturat ne Milano, Lecco, Torino, Reggio Emilia.
VERTETIM KONSULLOR IDENTITETI
Kur ndodh te kete mosperputhje anagrafike midis dokumentash te ndryshem shqiptare apo italiane, Konsullata leshon nje vertetim mbi identitetin fizik te shtetasit shqiptare duke saktesuar gjeneralitetet e tij korrekte.Ky dokument leshohet nepermjet Sherbimit Postar dhe i kerkohet shtetasve shqiptare kryesisht kur duhet te fitojne Nenshtetesine Italiane (psh. Per mbiemrin e bashkeshortes pas martese, per vendin e sakte te lindjes, etj)
Per te leshuar kete vertetim eshte e nevojshme qe ne Konsullate te dergohen:
certifikate lindje shqiptare e legalizuar ne prefekturen perkatese ne Shqiperi (vlefshmeri 3 muaj) dokumenti ku paraqitet gabimi pasaporta origjinale
Per vertetim mbi mbiemrin e bashkeshortes pas martese eshte e nevojshme te dergohet ne konsullate edhe certificata shqiptare e marteses e legalizuar ne prefekturen perkatese ne Shqiperi (vlefshmeri 3 muaj).
Per vertetim mbi mbiemrin e shtetasit rimarre pas divorcit eshte e nevojshme te dergohet ne konsullate edhe vendimi origjinal i divorcit legalizuar nga prefektura perkatese.