Prane Konsullates eshte e mundur te behet vetem perkthimi i patentave te drejtimit te makines ne formatin card. Nga 15.08.2009 mund te kerkohet konvertimi i patentes shqiptare ne italiane prane zyrave perkatese te motorizimit. Konvertimi mund te behet vetem per shtetasit shqiptare qe kane marre patenten para rregjistrimit te rezidences ne Itali.
Duke iu referuar Circolare del Ministero dei Trasporti Italiano del 29/10/2009, saktesohet si ne vijim:
Per patentat ne format Karton
Certifikata e autenticitetit (perfshire edhe perkthimin) do te jete e detyrueshme vetem per patentat ne format cartoni. Kjo certifikate nuk mund te leshohet nga Konsullata, por vetem nga Ministria Shqiptare e Transportit e me pas duhet legalizuar me vulen “APOSTILLE” nga Ministria e Puneve te Jashtme ne Shqiperi.
Per patentat ne formatin Kard
Nuk do te kerkohet certifikata e autenticitetit, me perjashtim te rasteve ku ka dyshime mbi autenticitetin e patentes, por do te jete i nevojshem vetem perkthimi. Verifikimi i autenticitetit te patentave shqiptare do te behet nga zyrat e Motorizimit Civil sipas Vertetimit te Vlefshmerise parashikuar nga marreveshja.
Shenim: Shtetasit shqiptare qe kane kaluar 4 vite rezidence ne Itali duhet te japin nje provim verifikues ne baze te direktivave te zyrave te Motorizimit Civil.