Në datën 26 Maj 2011 ka hyre në fuqi ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë Konventa Ndërkombëtare e Hagës për Heqjen e Leglizimit të Dokumentave të Huaja. Duke filluar nga kjo datë të gjitha dokumentat zyrtare që merren pranë autoriteteve përkatëse italiane për t’u përdorur në Shqipëri duhet të legalizohen me “APOSTILLE” pranë zyrave të legalizimit të prefekturave dhe të prokurorive italiane.
Pra nuk eshte me i nevojshem legalizimi i dokumentave nga Zyrat Konsullore ne Milano, Rome apo Bari.
Legalizimi i dokumentave italiane me vulen “APOSTILLE” i ben ato te vleshme per institucionet brenda territorit te Republikes se Shqiperise. Cdo dokument, para se te dërgohet në Shqipëri duhet te jete i legalizuar me “APOSTILLE” nga prefektura perkatese e provincave italiane. Nese dokumenti eshte leshuar nga Gjykata apo nje noter, atehere duhet te legalizohet nga gjykata perkatese italiane. Ky legalizim duhet te kete vulen “APOSTILLE” të leshuar në Prokuroritë e Përgjithshme territoriale të Republikes Italiane.
Legalizimi i dokumentave shqiptare duhet bere me vulën “APOSTILLE” pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme shqiptare per te qene te vlefshme ne Itali.
Për çdo sqarim të mëtejshëm zyrat tona konsullore mbeten në dispozicion.