Articles

PASAPORTA DHE KARTA ID GATI PËR TËRHEQJE

Albanian

NJOFTIM:
 
Njoftohen të gjithë qytetarët që kanë aplikuar për pasaporta biometrike dhe karta identiteti elektronike deri në datën 28 PRILL 2023 se këto dokumente kanë mbërritur.
 
Dokumentet biometrike që janë gati do t’ju dërgohen me postë të gjithë qytetarëve që bëjnë kërkesën me DHL në linkun sa vijon:
 

MBYLLJE E ZYRAVE KONSULLORE

Albanian

KONSULLATA E PËRGJITHSHME SHQIPTARE NË MILANO, DITËN E MARTË DT. 25 PRILL 2023 DO TË QËNDROJË E MBYLLUR ME RASTIN E DITËS SË ÇLIRIMIT NË ITALI. 
FALEMINDERIT. 

MBYLLJE E ZYRAVE KONSULLORE

Albanian

KONSULLATA E PËRGJITHSHME SHQIPTARE NË MILANO, DITËN E PREMTE DT. 21 PRILL 2023 DO TË QËNDROJË E MBYLLUR ME RASTIN E FESTËS SE BAJRAMIT. 
STAFI KONSULLOR URON TE GJITHË BESIMTARËVE GËZUAR FESTËN!

KALENDARI I FESTAVE ZYRTARE

Albanian

   Data              ___ |           Festa                                       

Janar            1 - 2             Festat e Vitit të Ri

Mars             14                Dita e Verës

Mars             22                Dita e Nevruzit

Prill              09                 Pashkët Katolike

Prill              17                 Pashkët  Ortodokse

Ministrja Xhaçka: Diaspora ka një potencial të jashtëzakonshëm, të gjejmë mënyra për të ndërtuar modele bashkëpunimi

Albanian

Në kuadër të Ditës Kombëtare të Diasporës, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në mbledhjen vjetore të Këshillit Koordinues të Diasporës.
Ministrja Xhaçka theksoi se forcimi i marrëdhënieve me diasporën është një mundësi dhe potencial i jashtëzakonshëm, teksa nënvizoi faktin se duhen gjetur mënyra për të ndërtuar modele bashkëpunimi me të.
 

Samiti BE - Ballkani Perëndimor në Shqipëri

Albanian

Me datë 6 dhjetor 2022 u mbajt në Shqipëri Samiti BE - Ballkani Perëndimor, si asnjë herë më parë jashtë kufijve të BE. 
Ministrja Xhaçka është shprehur se ky samit është një sinjal i qartë i përkushtimit të BE-së ndaj rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Gjiithashtu është shprehur se është  fillimi i një bashkëpunimi të ri dhe më të ngushtë mes BE dhe rajonit tonë, në fusha që variojnë nga integrimi deri te reagimi i përbashkët ndaj luftës nëUkrainë, siguria e energjisë, ndërlidhja , rinia dhe arsimi. 

Bukuresht, Ministrja Xhaçka takon homologun e saj Antonio Tajani

Albanian

 
Gjatë ministerialit të NATO-s në Bukuresht, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, OltaXhaçka, ka zhvilluar një takim me Zëvendës kryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Antonio Tajani.
Ministrja Xhaçka u shpreh se rivitalizimi i angazhimit të Italisë në Ballkanin Perëndimor është një lajm i shkëlqyer për rajonin, teksa theksoi se Shqipëria vlerëson partneritetin e sa jstrategjik dhe miqësinë historike me Italinë dhe popullin e saj.

Dorezimi i titullit te nderit: “COMMENDATORE dell’Ordine al Merito della Repubblica Italiana” Z. Petrit Kozeli

Albanian

Konsullja e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Milano, Znj. Anila Pojani, së bashku me Prefektin Z. Gerlando Iorio dhe Kryebashkiakun e qytetit Z. Mattia Palazzi dorëzojnë titullin e nderit: “COMMENDATORE dell’Ordine al Merito della Repubblica Italiana” bashkëkombësit tonë, mjeshtrit artizan Z. Petrit Kozeli. Ky titull dhënë nga Presidenti i Republikës italiane Z. Sergio Mattarella, si një nga nderimet më të larta të Republikës, i jepet Z. Kozeli për merita dhe kontributin e vyer dhënë për komunitetin në fushën ku ai operon dhe jo vetëm.

Ministrja Xhaçka takon Sir Stuart Peach: Avancimi i dialogut Kosovë-Serbi, kyç për stabilitetin e rajonit

Albanian

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka zhvilluar një takim me të Dërguarin Special të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach.
Në fokus të takimit ishte situata në rajon dhe bashkëpunimi në kuadër të Këshillit të Sigurimit.
Ministrja Xhaçka dhe Sir Peach shprehën dakordësinë se lufta në Ukrainë kërkon avancimin e dialogut Kosovë-Serbi dhe përmirësimin e situatës në Bosnje-Hercegovinë.
Kryediplomatja Xhaçka shprehu mirënjohje ndaj përkushtimit të Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për sigurinë e Ballkanit Perëndimor.

Dialogu Ministror Mesdhetar/Ministrja Xhaçka: Të bashkojmë forcat për të liruar furnizimet me drithë që Rusia mban peng në Ukrainë

Albanian

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, me ftesë të homologut italian, Luigi Di Maio, mori pjesë në takimin virtual “Dialogu Ministror i vendeve të Mesdheut mbi Krizën e Pasigurisë Ushqimore”.
Ministrja Xhaçka përgëzoi Italinë për iniciativën e ndërmarrë, teksa bëri thirrje për të bashkuar forcat në gjetjen e një zgjidhjeje për këtë krizë të rëndë, e cila mund të përkeqësohet me kalimin e kohës.

Pages

Adresa

Via San Martino 10 - 20122
Milano, Italy

Tel / Fax

Tel.+ 39 02 8051265
Urgenza 14:00-20:00
Tel.+393806411884

E-MAIL

consulate.milan@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 14:00