LEJE KALIMI

Leja e Kalimit është një dokument udhëtimi ndërkombëtar që zëvendëson pasaportën përkohësisht dhe i lejon mbajtësit të saj të kthehet në vendin e origjinës (Shqipëri) për t’u pajisur me dokumentacionin e nevojshëm (pasaportë biometrike dhe/ose kartë identiteti). Leja e kalimit ka një afat vlefshmërie jo më të gjatë se 30 ditë kalendarike dhe mundëson vetëm hyrjen në Shqipëri për ata shtetas të cilët nuk disponojnë pasaportën.

Për të dalë sërish nga kufijtë shqiptarë, çdo shtetas duhet të jetë i pajisur me pasaportëtë rregullt biometrike.

Të porsalindurit, në mungesë të pasaportës, për të udhëtuar drejtë Shqipërisë duhet të pajisen patjetër me Leje Kalimi pranë Përfaqësive diplomatike shqiptare. Më pas në Shqiperi duhet të aplikojnë për pasaportë biometrike në mënyrë që të kenë mundësinë për tu kthyer sërish në Itali.

 

Për shtetasit nën moshën 16 vjeç nevojitet:

  1. pasaporta e skaduar ose në mungesë një çertifikatë lindje me atësi dhe amësi (e legalizuar nga zyra e legalizimeve të Prefekturës kompetente sipas territorit);
  2. prania e njërit prind me pasaportën e tij ose me kartën ID shqiptare të vlefshme si edhe pasaporta ose karta id shqiptare e vlefshme e prindit tjetër ose të paktën një fotokopje e pasaportës e prindit që nuk do të paraqitet;
  3. Nëse prindërit janë të divorcuar ose i mituri është nën kujdestari, duhet të paraqitet në konsullatë prindi ose kujdestari ligjor me vendimin e Gjykatës për kujdestarinë ligjore;
  4. dy foto format dokumenti të të miturit.

KUJDES: Nëse fëmija nuk është i regjistruar në Shqipëri, çertifikata e lindjes e lëshuar nga Komuna italiane me atësi dhe amësi dhe e vulosur me Apostille në Prefekturën italianeduhettëjetëpatjetërnëorigjinal. Nuk pranohen fotokopje të çertifikatës së lindjes për fëmijët të cilët nuk janë të regjistruar pranë zyrës së gjëndjes civile në Shqiperi.

Për shtetasit mbi moshën 16 vjeç nevojitet:

  1. prania e të interesuarit me pasaportën e skaduar ose me një çertifikatë lindje e shoqëruar nga një dokument me foto, ose me kartën shqiptare të identitetit apo me patenten shqiptare në formatin kard. Në pamundësi për tu paraqitur fizikisht në Konsullatë Leja e kalimit mund të merret edhe me anë të shërbimit postar;
  2. denoncimi i humbjes së pasaportës (nëse pasaporta ka humbur apo është vjedhur);
  3. dy foto format dokumenti të të interesuarit.

KRYERJA E PAGESËS PËR SHËRBIMIN

Pagesa e shërbimiteshte 30,00 (tridhjetë) Euro

Nëse paraqiteni në Konsullatë pagesën e realizoni me kartë banke (bankomat, karte krediti poste pay etj.) në Konsullatë pranë zyrës sëKonsullit përkatës.

Për dërgesat me postë sigurohuni që të bëni pagesën para se të dërgoni dokumentet në llogarinë e Konsullatës sëPërgjithshme të Republikës së Shqiperisë në Milano sipas koordinatave me poshte:

BANKA UNICREDIT

Beneficiario: CONSOLATO GENERALE DELLA REPUBBLICA DI ALBANIA

IBAN del beneficiario: IT 19 U 02008 01600 000041345313

Codice BIC Swift: UNCRITMMXXX 

Adresa

Via San Martino 10 - 20122
Milano, Italy

Tel / Fax

Tel.+ 39 02 8051265
Urgenza 14:00-20:00
Tel.+393806411884

E-MAIL

consulate.milan@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 14:00