NJOFTIM:
Njoftohen të gjithë qytetarët që kanë aplikuar për pasaporta biometrike dhe karta identiteti elektronike deri në datën 28 PRILL 2023 se këto dokumente kanë mbërritur.
Dokumentet biometrike që janë gati do t’ju dërgohen me postë të gjithë qytetarëve që bëjnë kërkesën me DHL në linkun sa vijon:
https://return.it.express.dhl.com/?origin=albaniamilanoneway
Orari i shpërndarjes pranë Përfaqësisë është 12:30 - 13:30 çdo ditë pune (duke përjashtuar ditët e punës kur është festë zyrtare).
RIKUJTESË!
Ju rikujtojmë edhe një herë që të gjitha kartat ID që dërgohen me postë janë të pa aktivizuara elektronikisht dhe nuk mund të përdoren në shërbimet bankare në Shqipëri.
KUJDES!!!
Dokumentat biometrike mund të tërhiqen brenda 1 viti nga dita e aplikimit, në rast të kundërt do të konsiderohen të refuzuar.
Faleminderit.