Te gjithe shtetasit shqiptare mund te pajisen me dokumentat biometrike Leternjoftim dhe Pasaporte Biometrike prane Konsullates se Republikes se Shqiperise ne Milano. Procedura e pajisjes me dokumenta identiteti është e njëjtë me ate qe behet edhe ne zyrat përkatëse në Shqipëri.
Aplikimi per Pasaporte Biometrike dhe Karte Identiteti mund te behet prane Konsullates se Republikes se Shqiperise ne Milano, vetem me takim.
Per te marre takim duhet qe qytetaret te aplikojne nepermjet platformes digjitale E-Albania / Sherbime Konsullore On Line - SHKO duke klikuar "Aplikim per Pasaporte dhe Karte Identiteti" ne link-un e meposhtem:
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9765
Aplikimet per tu pajisur me pasaporte biometrike dhe karte identiteti ne Konsullate kryhen nga e Hena ne te Premte ne orarin zyrtar 09:00 – 14:00 vetem pasi te keni marre nje date takimi duke aplikuar online.
Shtetasit mbi 65 vjeç mund te marrin takim edhe duke i derguar e-mail Konsullates dhe duke i bashkelidhur fotokopje te pasaportes dhe kartes id kerkeses se tyre.
Shperndarja e dokumentave biometrike behet nga e Hena ne te Premte vetem ne orarin 14.00 - 16.00 ne adresen
via San Martino 10 – Milano.
Gjithashtu, për tërheqjen e pasaportës Konsullata ofron shërbimin postar duke bërë të mundur dërgimin e pasaportës në adresën tuaj të banimit në Itali.
KUJDES!!! DOKUMENTAT BIOMETRIKE (PASAPORTË DHE KARTË IDENTITETI) MUND TË TËRHIQEN BRENDA NJË VITI NGA DITA E APLIKIMIT. NË RAST TË KUNDËRT KËTO DOKUMENTA DO TË KONSIDEROHEN TË REFUZUARA.
Pasaporte Biometrike
Çdo shtetas mbi moshën 16 vjeç duhet te paraqitet fizikisht prane Konsullates per te bere aplikimin per pasaporte biometrike dhe njekohesisht duhet te aplikojne dhe per Leternjoftim.
Pajisja me pasaportë biometrike për herë të parë për shtetasit nën 16 vjeç.
Lëshohet vetëm pasaportë me afat vlefshmërie deri në 5 vjet.
Prezenca e aplikantit (fëmijës) dhe e një prej prindërve, ose kujdestarit ligjor, ose përfaqësuesit me prokurë.
Dokumentat:
- Çertifikatë lindje të aplikantit me vulë elektronike (mund ta printoni në platformën e-albania), ose
- Çertifikatë familjare të aplikantit me vulë elektronike (mund ta printoni në platformën e-albania), ose
- Çertifikatë lindje të aplikantit lëshuar nga gjendja civile në Shqipëri, ose
- Çertifikatë familjare të aplikantit lëshuar nga gjendja civile në Shqipëri.
- Pasaporta biometrike ose karta e idenitetit biometrike e prindit që e shoqëron fëmijën ose kujdestarit ligjor (si edhe dokumentacioni i kujdestarisë), ose përfaqësuesit me prokurë (si edhe prokura).
- Të gjithë dokumentat e mësipërme duhet të jenë edhe të fotokopjuara.
NESE PRINDERIT NUK JANE TE MARTUAR OSE KUR NJERI PREJ TYRE ESHTE SHTETAS I HUAJ DUHET TE JENE PREZENT TE DY NE KONSULLATE.
Femijet e porsalindur mund te bejne aplikimin vetem pasi te jene regjistruar ne gjendjen civile ne Shqiperi. Prindi qe shoqeron femijen duhet te paraqese çertifikaten e lindjes me atesi dhe memesi dhe ate familjare, si dhe te dyja pasaportat e prinderve. Certifikatat mund te jene Italiane ose Shqiptare.
Qytetaret qe jane pajisur me leternjoftimin duhet ta paraqesin ate per te aplikuar per pasaporte.
KUJDES: KUR KERKOHET RINIOVIMI I PASAPORTES BIOMETRIKE, PASAPORTA NE ZOTERIM TE QYTETARIT DEMTOHET DHE KONSIDEROHET E PA VLEFSHME.
Terheqja e Pasaportes
Per shtetasit mbi 16 vjeç pasaporta biometrike terhiqet personalisht.
Per shtetasit nen 16 vjeç duhet prezenca e njerit nga prinderit me nje dokument qe tregon lidhjen familjare me femijen, me faturen e aplikimit dhe me pasaportat e te dy prinderve.
Leternjoftimi
Aplikimi duhet te behet patjeter nga çdo shtetas mbi moshën 16 vjeç, prania fizike prane Konsullates eshte e domosdoshme per te aplikuar dhe per te terhequr leternjoftimin.
Kujdes: Nuk eshte e mundur te aplikohet vetem per leternjoftim prane Konsullates.
Terheqja e Leternjoftimit
Per terheqjen e Leternjoftimit duhet prezenca e personit prane konsullates per verifikimin biometrik, se bashku me faturen e aplikimit dhe me nje dokument identifikimi te vlefshem.
Vlera e Dokumentave
VLERA E DOKUMENTAVE BIOMETRIKE DO TE JETE SI ME POSHTE:
· Leternjoftimi kushton 12 Euro
· Pasaporta Biometrike kushton 130 Euro
Dokumentat identifikues per te aplikuar
Pasi te behet pagesa, me mandat - pagesen e bankes, duhet te paraqiteni tek personeli i Konsullates qe te terhiqni kuponat perkates per dokumentat qe doni te aplikoni. Bashke me kuponat duhet te keni me vete nje dokument identifikimi te vlefshem si me poshte:
· Pasaporte jo biometrike
· Patente (formati plastik)
· Leternjoftim Elektronik (nese e keni)
· Dokument tjeter te vlefshem me fotografi
· Per femijet nen 16 vjeç, pervec dokumentit me foto (pasaporte te vjeter, certifikate me fotografi ose leje qendrimi) duhet te paraqisni edhe nje çertifikate lindje me atesi dhe memesi dhe nje çertifikate familjare. Certifikatat mund te jene Italiane ose Shqiptare.
Ne raste humbje te pasaportes biometrike duhet te parqitet denoncimi i bere prane Policise, I VULOSUR ME VULEN APOSTILE NE GJYKATE (TRIBUNALE) DHE I PERKTHYER NE GJUHEN SHQIPE , dhe me nje dokument identifikimi te vlefshem me foto.
Kujdes: qytetaret qe kane bere aplikimin ne Shqiperi per pasaporte biometrike apo per leternjoftim duhet te paraqesin dhe ricevuten e aplikimit.