Prane Konsullates mund te kryhen procedurat per autorizimin e nje personi te trete ne kryerjen e veprimeve per llogari te te interesuarit. Per te marre nje prokure duhet qe qytetari te aplikoje paraprakisht online ne platformen E-Albania - Sherbime Konsullore Online.
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9783
Per nje prokure per terheqje dokumentash te ndryshme prane institucioneve ne Shqiperi, eshte e nevojshme qe i interesuari pasi te kete aplikuar online ne platfromen digjitale E-Albania dhe ka marre pergjigje nga Konsulli ne adresen e tij e-mail te paraqitet ne Konsullate i pajisur me pasaporten originale dhe me numrin e pasaportes se personit qe do ta perfaqesoje.
Per nje prokure per terheqje pensioni eshte e nevojshme qe i interesuari pasi te kete aplikuar online ne platfromen digjitale E-Albania dhe ka marre pergjigje nga Konsulli ne adresen e tij e-mail te paraqitet ne Konsullate i pajisur me pasaporten origjinale, librezen e pensionit dhe me numrin e pasaportes se personit qe do ta perfaqesoje.
Kujdes
Prokura per shit-blerjen e pasurive te tundshme apo te patundshme nuk mund te behet ne Konsullate.
Kjo lloj prokure duhet te behet prane nje noteri dhe me pas te legalizohet ne Gjykaten perkatese me vulen "APOSTILLE" dhe pastaj te dergohet ne Shqiperi.
Prokura per autorizimin e avokatit per te perfaqsuar ne nje proces prane gjykatave nuk mund te behet ne Konsullate.
Kjo lloj prokure duhet te behet prane nje noteri dhe me pas te legalizohet ne Gjykaten perkatese me vulen "APOSTILLE" dhe pastaj te dergohet ne Shqiperi.