Articles

Njoftim i rëndësishëm!

Albanian

Te nderuar qytetare shqiptare, qe gjendeni ende brenda territorit te Republikes Federale Gjermane:

Te gjithe ju qe nuk keni me mundesi te ktheheni ne Shqiperi dhe jeni te detyruar te qendroni ne Gjermani deri ne rihapjen e mundesive te transportit per Shqiperi, lutemi vini re se kufizimi i qendrimit per 90 dite nuk do te çojë automatikisht ne penalizimin tuaj, nese ju adresoni kete situate prane autoriteteve respektive te qytetit dhe landit ne te cilin po qendroni, ne kohe dhe para skadimit te afatit te udhetimit per 90 dite.  

Shume e Rendesishme:

Mesha në përkujtim të viktimave të tërmetit- Mynih

Albanian

Nga komuniteti katolik shqiptar në Mynih, Gjermani, me nismën e ndërmarrë nga dom Albert Kristanë, në datën 8 dhjetor 2019, u mbajt Mesha në përkujtim të viktimave të tërmetit që goditi Shqipërinë. Dom Albert Kristanë i bëri thirrje komunitetit për t‘u solidarizuar dhe mbledhur ndihma financiare, për të dëmtuarit nga kjo tragjedi.

Aktivitet solidariteti për viktimat e tërmetit -Shtutgart

Albanian

Në Shtutgart të Landit Baden-Würtemberg, Gjermani u organizua një aktivitet solidariteti për viktimat e tërmetit të 26 nëntorit, nga Qendra e Kulturës Shqiptare në këtë qytet. Nga kontributet e komunitetit shqiptar, antarë të kësaj Qendre, janë mbledhur mbi 28,000 mijë EUR si ndihmë për këtë tragjedi. Ndihma e mbledhur financiare është hedhur në një nr. llogarie të Caritas-it gjerman, i cili nga ana e tij do ja percjellë Caritas-it në Shqipëri.

Ditë Zie Kombëtare - Libri i Ngushëllimeve

Albanian

Të nderuar bashkëkombas!

Me Vendim të Këshillit të Ministrave të RSH, dita e nesërme datë 27 nëntor 2019, shpallet Ditë Zie Kombëtare. Flamuri shtetëror do të ulet në gjysëm shtize dhe në orën 12.00 do të mbahet 1 minutë heshtje, në përkujtim të viktimave që humbën jetën nga tërmeti i datës 26 nëntor.

Libri i Ngushëllimeve do të hapet në ambjentet e Konsullatës, në datë 27 nëntor nga ora 14.00-16.00 dhe në datë 28 nëntor nga ora 12.00-14.00.

Aktiviteti kulturor „Ditët Shqiptare në Bavari“

Albanian

Konsullata e Përgjithshme e RSH në Mynih, hap aktivitetin kulturor „Ditët Shqiptare në Bavari“ me Sopranon e shquar shqiptare me famë botërore, Ermonela Jaho, Mezzo-Sopranon Flaka Goranci dhe Pianistin Ausilio Mehmeti.

Pjesëmarrje e Konsullit të Përgjithshëm në Landin e Baden-Würtemberg në aktivitetin me Zv.Presidentin e Parlamentit Evropian, Z. Rainer Wieland

Albanian

Takim i Konsullit të Përgjithshëm të RSH, Z. Arten Hanku me drejtuesin e Konsullatës së RK në Shtutgart, Konsullin Z. Imer Lladrovci, në lidhje me organizimin e aktiviteteve të përbashkëta në Landin e Baden-Würtemberg, si dhe pjesëmarrje në aktivitetin me Zv.Presidentin e Parlamentit Evropian, Z. Rainer Wieland.

Takim i Konsullit të Përgjithshëm me Kryeministrin e Saarlandit

Albanian

Takim i Konsullit të Përgjithshëm të RSH, Z. Arten Hanku, me Kryeministrin e Saarland, Z. Tobias Hans, në pritjen e dhënë prej tij në Saarbrücken.

Edicioni i 55-të i Konferencës së Sigurisë së Mynihut-Pjesëmarrja e Presidentit të Republikës, Sh.T.Z.Ilir META

Albanian

Në Edicionin e 55-të i Konferencës së Sigurisë së Mynihut mori pjesë Presidenti i Republikës, Sh.T.Z.Ilir META, i cili theksoni se: "Kënaqësi të marr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih. Sfidat e shumta të sigurisë mund të tejkalohen përmes vullnetit solid politik dhe aleancave të forta e të qëndrueshme. Partneriteti Trans-Atlantik mbetet jetik për rendin ku mbizotërojnë vlerat e demokracisë, lirisë dhe dinjitetit njerëzor"

Edicioni i 55-të i Konferencës së Sigurisë së Mynihut-Pjesëmarrja e Ministrit në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj e

Albanian

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj mori pjesë në punimet e sesionit të rradhës së Konferencës së Sigurisë së Mynihut, e cila prej disa vitesh përbën një arenë të rëndësishme dhe të pavarur të liderëve globale, për të zhvilluar diskutime informale, për sfidat më aktuale të sigurisë. Edicioni i 55-të i kësaj Konference, ishte një nga më të rëndësishmit e 10 vjeçarit të fundit, me pjesëmarrjen më të madhe të personaliteteve të larta në rang global, por edhe sepse 2019 do të jetë viti i provës për zhvillimet ndërkombëtare në fushën e sigurisë.

Takimi i Konsullit të Përgjithshëm të RSH, Z. Arten Hanku, me Kryeministrin e Landit të Bavarisë Z. Markus Söder

Albanian

Takimi i Konsullit të Përgjithshëm të RSH, Z. Arten Hanku, me Kryeministrin e Landit të Bavarisë Z. Markus Söder, në Pritjen tradicionale të dhënë për Trupin Diplomatik.

Pages

Adresse


General Consulate of the Republic of Albania
München / Deutschland
ALBERT-SCHWEITZER-STR.62 81735 MÜNCHEN

Tel / Fax

Tel:+49 (0) 8992284522
+49 (0) 8992284524
Fax: +49 (0) 8992284523
Raste emergjente nr.
Tel: +4915237913997​

Öffnungszeiten

Montag bis Freitag
09:00-14:00