Legalizimi i dokumenteve

Reforma Konsullore: lehtësohen procedurat midis Gjermanisë dhe Shqipërisë

 

Nga data 12 dhjetor 2016 me Gjermaninë fillon zbatimi i regjimit  sipas Konventës së Hagës për legalizimin e dokumentave vetëm me vulë Apostile.

Ky hap do t’i kursejë shtetasve tanë kohë dhe shpenzime.

Nëpërmjet këtij vendimi përmirësohen ndjeshëm shërbimet ndaj qytetarëve që duhet të paraqesin dokumente në Gjermani ose anasjelltas. Tanimë, të gjithë dokumentet zyrtarë të prodhuar nga autoritetet e të dyja vendeve do të apostilohen pa pasur nevojë të legalizohen nga përfaqësitë respektive diplomatike. 

Për çdo dokument të lëshuar nga institucionet shqiptare dhe që do të paraqitet në Gjermani nëpërmjet këtij vendimi do të kursehet tarifa e legalizimit nga autoritetet gjermane, me vlerë 20 euro/dokument, si dhe koha e pritjes do të përgjysmohet. 

Gjithashtu, dokumentet e prodhuara nga autoritetet gjermane, për të qenë të vlefshme në Shqipëri, duhet të legalizohen me vulën Apostille të lëshuar nga institucionet gjermane, pa pasur nevojë të legalizohen në Konsullatën e Përgjithshme të RSH-së në Mynih apo në Ambasadën e RSH-së në Berlin. Edhe në këtë rast, kursehen 20 euro/dokument dhe ulet ndjeshëm koha e pritjes. 

Ministria e Punëve të Jashtme, në kuadër të reformës së shërbimeve konsullore dhe përmirësimit dhe përshpejtimit të shërbimeve ndaj qytetarëve, po vijon përpjekjet e saj për heqjen e legalizimit të dokumenteve  edhe me vende të tjera të BE-së ku jetojnë shtetasit shqiptarë.

Adresa

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë
München / Germany
ALBERT-SCHWEITZER-STR.62 81735 MÜNCHEN

Tel / Fax

Tel:+49 (0) 8992284522
+49 (0) 8992284524
Fax: +49 (0) 8992284523
Raste emergjente nr.
Tel: +4915237913997​

Orari zyrtar

E Hënë - e Premte
09:00-14:00