REGJISTRIMI I FËMIJËS NË ZYRËN E GJENDJES CIVILE NË SHQIPËRI
INFORMACION
KENI DY MËNYRA PËR TË BËRË REGJISTRIMIN E FËMIJËS NË ZYRËN E GJENDJES CIVILE NË SHQIPËRI.
MËNYRA E PARË -Regjistrimi nga prindërit ose personi i autorizuar
Ju mund ta bëni vetë regjistrimit e fëmijës në Zyrën e Gjendjes Civile në Shqipëri ose nëpërmjet një personi të autorizuar nga ana juaj në Shqipëri.
Për këtë procedurë duhet të ndiqni hapat si vijon:
1- çertifikatë origjinale të lindjes së fëmijës (në gjuhën gjermane), duhet ta pajisni me Vulë Apostile (ApostileStempel), e cila merret pranë autoriteteve gjermane Regierungspräsidium ose Bezirksregierung ose Polizeipräsidium në Landin e Gjermanisë ku banoni) (shikoni modelin e vulës apostile më poshtë);
2- kopjen e dokumentit të identifikimi të prindërve (pasaportë ose kartë identiteti shqiptare)
- Njëri nga prindërit ose personi i autorizuar nga ana juaj duhet të depozitoi në Zyrën e Gjendjes Civile në Shqipëri “çertifikatën origjinal të lindjes”, me vulë apostille dhe të përkthyer nga një përkthyes zyrtar nëShqipëri (përkthimi i bërë në gjermani nuk është i vlefshëm).
Personi i autorizuar nga ana juaj duhet të jetë i pajisur me prokurë të posaçme, të cilën e bëni si vijon:
a-Pranë një noteri gjerman (Vollmacht). Pastaj prokurën e bërë tek noteri duhet ta pajisni me vulë apostile (ApostilleStempel), e cila merret në Landsgericht (ose pranë Gjykatës ku noteri gjerman, i cili ka përpiluar prokurën, ka depozituar fimën dhe vulën e tij);
b-Pranë Përfaqësisë Diplomatike duke bërë aplikimin tek www.e-albania.al, në linkun:
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9783
- Prokura e bërë në Përfaqësinë Diplomatike nuk ka nevojë për vulën apostile. Për të bërë prokurën kërkohet prezenca e shtetasit/ve në Përfaqësinë diplomatike, sipas takimit të caktuar pas aplikimit, për të firmosur prokurën.
MËNYRA E DYTË - Regjistrimi nëpërmjet Konsullatës
Ju mund të bëni, nëpërmjet Përfaqësisë Diplomatike, regjistrimin e fëmijës në Zyrën e Gjendjes Civile në Shqipëri. Për këtë nevojitet sa vijon:
Duhet të bëni “Aplikimi për regjistrim fëmije”
KLIKO Webseite www.e-albania.al
- Fillo Procedurën “REGJISTROHU”
- Më pas shtyp butonin “HYR” dhe zgjidhni mënyrën e identifikimit – klikoni tek ikona “Qytetar”
- Kliko tek rubrika “SHËRBIMET KONSULLORE ONLINE”
- Kliko tek “Aplikimi për regjistrim fëmije”
- Shtypni butonin “përdor” dhe plotësoni formularin e aplikimit. Pasi të keni kryer aplikimin do t’ju kontaktoj Konsulli me email për t’ju caktuar datën e takimit apo për t’ju sqaruar mëtej.
Linku direkt i aplikimit
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9767
Po ashtu, duhet të bëni edhe “Aplikim për përkthim dokumenti”
KLIKO Webseite www.e-albania.al
- Fillo Procedurën “REGJISTROHU”
- Më pas shtyp butonin “HYR” dhe zgjidhni mënyrën e identifikimit – klikoni tek ikona “Qytetar”
- Kliko tek rubrika “SHËRBIMET KONSULLORE ONLINE”
- Kliko tek “Aplikimi për përkthim dokumenti”
- Shtypni butonin “përdor” dhe plotësoni formularin e aplikimit. Pasi të keni kryer aplikimin do t’ju kontaktoj Konsulli me email për t’ju caktuar datën e takimit apo për t’ju sqaruar mëtej.
Linku direkt i aplikimit
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9774
PASTAJ DUHET TË NDIQNI HAPAT SI VIJON:
Dërgoni me postë në Konsullatë:
1- çertifikatën origjinale të lindjes së fëmijës (në gjuhën gjermane), e cila duhet pajisur me parë me Vulë Apostile (ApostileStempel), e cila merret pranë autoriteteve gjermane Regierungspräsidium ose Bezirksregierung ose Polizeipräsidium në Landin e Gjermanisë ku banoni) (shikoni modelin e vulës apostile më poshtë);
2- kopjen e dokumentit të identifikimi të prindërve (pasaportë ose kartë identiteti shqiptare);
3- letër e shkruar me dorë ose në kompjuter, ku të theksoni se kërkoni regjistrimin e fëmijës në Zyrën e Gjendjes Civile në Shqipëri;
4-faturën e pagesës 20€ (shihni llogarinë më poshtë)
Pagesa 20 euro është kostoja e përkthimit të “çertifikatës së lindjes” (vërtetim/ (vërtetim/çertifikim përkthimi). Këtë pagesë duhet ta kryeni në llogarinë si vijon:
ALBANISCHES GENERALKONSULAT
IBAN: DE20701500001004495725
BIC: SSKMDEMMXXX
Verwendungszweck: (emër/mbiemër-përkthim certifikate)
Shënim:
- Praktika për regjistrimin e fëmijës nëpërmjet Konsullatës kërkon rreth 3 muaj.
- Konsullata nuk mban përgjegjësi, në rast se dokumentacioni (çertifikata e lindjes) gjatë transportit me postë humbet apo dëmtohet.
MODEL APOSTILE