Martesat

DOKUMENTAT PËR MARTESË/ DOKUMENTAT PËR SHPALLJE MARTESE/“TËRHEQJA E ÇERTIFIKATË PËR LIDHJE MARTESE“ (EHEFÄHIGKEITSZEUGNIS)
 
INFORMACION
 
Shtetasi mund të kryej martesën pranë: 
Zyrës së Gjendjes Civile në Shqipëri; 
 
Zyrës së Gjendjes Civile në Gjermani (Standesamt);
 
Zyrës në Përfaqësinë Diplomatike (Ambasadë ose Konsullatë).
 
Për procedurën e martesës pranë këtyre 3 (tre) zyrave, shtetasi duhet të paraqesi:
“çertifikatë lindjes” 
 
“çertifikatë për lidhje martese“ (Ehefähigkeitszeugnis). Kjo certifikatë merret vetëm në Zyrën e Gjendjes Civile në Shqipëri. 
 
Zyra e Gjendjes Civile në Shqipëri, e lëshon “çertifikatë për lidhje martese“ (Ehefähigkeitszeugnis) vetëm pasi shtetasit kanë kryer procedurën e shpalljes së martesës.
 
Për të bërë shpalljen e martesës, kur të dy shtetasit janë shqiptar, dokumentat që paraqiten në Zyrën e Gjendjes Civile në Shqipëri janë:
prokurë e posaçme, në rastet kur bashkëshortët e ardhshëm nuk janë prezent në 
procedurën e shpalljes;
 
çertifikatë lindje, me shënimin “për shpallje martese”;
 
fotokopje e dokumentit të identifikimit;
 
Për të bërë shalljen e martesës, kur njëri nga shtetasit është huaj, , dokumentat që paraqiten në Zyrën e Gjendjes Civile në Shqipëri janë:
 
Shtetasi shqiptar dorëzon:
prokurë e posaçme, në rastet kur nuk është prezent në procedurën e shpalljes;
 
çertifikatë lindje, me shënimin “për shpallje martese”;
 
fotokopje e dokumentit të identifikimit;
 
Shtetasi i huaj dorëzon:
prokurë e posaçme, në rastet kur nuk është prezent në procedurën e shpalljes;
 
çertifikate lindje (Geburtsurkunde- mit ApostilleSempel)
 
vërtetim vendbanimi (Erweiterte Meldebescheinigung- mit ApostilleSempel)
 
Leje martese e vërtetuar (Ehefähigkeitszeugnis - mit ApostilleSempel. *Në rast se shtetasi nuk është gjerman, leja e martesës ( Ehefähigkeitszeugnis) duhet të vërtetohet nga ambasada/Konsullata përkatëse e vendit të huaj;
 
kopjen e noterizuar të dokumentit të pasaportës ose kartës së identitetit (beglaubigte Kopie des Reisepasses oder Personalausweis);
 
A- Nëse shtetasit martohen pranë Zyrës së Gjendjes Civile në Gjermani (Standesamt):
“çertifikata për lidhje martese“ (Ehefähigkeitszeugnis), që tërhiqet vetëm nga Zyra e Gjendjes Civile në Shqipëri, duhet pajisur me vulë legalizimi nga Prefektuar në Shqipëri dhe me vulë apostile nga Ministria e Jashtme;
 
çertifikata e lindjes” për shtetasin shqiptar, që tërhiqet vetëm nga Zyra e Gjendjes Civile në Shqipëri, duhet pajisur duhet pajisur me vulë legalizimi nga Prefektuar në Shqipëri dhe me vulë apostile nga Ministria e Jashtme.
 
B- Nëse shtetasit martohen pranë Zyrës në Përfaqësisë Diplomatike (Ambasadë ose Konsullatë):
“çertifikata për lidhje martese“ (Ehefähigkeitszeugnis), që tërhiqet vetëm nga Zyra e Gjendjes Civile në Shqipëri, duhet pajisur vetë me vulë legalizimi nga Prefektuar në Shqipëri; 
“çertifikata e lindjes” për shtetasin shqiptar, që tërhiqet vetëm nga Zyra e Gjendjes Civile në Shqipëri, duhet pajisur vetë me vulë legalizimi nga Prefektuar në Shqipëri; 
 
Në Zyrën e Përfaqësisë Diplomatike (Ambasadë ose Konsullatë) martohen:
 
kur të dy janë shtetas shqiptar dhe kur të paktën njëri nga shtetasit është me banim/rezidencë dhe leje qëndrimi në Gjermani;
 
kur njëri është shtetas shqiptar dhe njëri shtetas i huaj (por jo shtetas me shtetësi gjermane) dhe kur të paktën njëri nga shtetasit është me banim/rezidencë dhe leje qëndrimi në Gjermani;
 
Për lidhje martese në Përfaqësinë Diplomatike(Ambasadë ose Konsullatë), nevojitet aplikimi online sa vijon:
 
“Aplikimi për lidhje martese me shtetas shqiptar” ose “Aplikimi për lidhje martese me shtetas të huaj”
KLIKO Webseite www.e-albania.al
 
Fillo Procedurën   “REGJISTROHU”
 
Më pas shtyp butonin “HYR” dhe zgjidhni mënyrën e identifikimit – klikoni tek ikona “Qytetar” 
 
Kliko tek rubrika “SHËRBIMET KONSULLORE ONLINE”
 
Kliko tek “Aplikimi për lidhje martese me shtetas shqiptar” ose “Aplikimi për lidhje martese me shtetas të huaj”
 
Shtypni butonin “përdor” dhe plotësoni formularin e aplikimit. Pasi të keni kryer aplikimin do t’ju kontaktoj Konsulli me email për t’ju caktuar datën e takimit apo për t’ju sqaruar mëtej.
 
Linku direkt i aplikimit
“Aplikimi për lidhje martese me shtetas shqiptar”
“Aplikimi për lidhje martese me shtetas të huaj”
 
SHËNIME DHE SHPJEGIME
 
të gjitha dokumentat e tërhequr nga autoritetet Gjermani, duhet të jenë të pajisur me vulë Apostile (ApostilleStempel), e cila e cila merret pranë autoriteteve gjermane Regierungspräsidium ose Bezirksregierung ose Polizeipräsidium në Landin e Gjermanisë ku banoni) (shikoni modelin e vulës apostile më poshtë);
 
të gjitha dokumentat e marra në Gjermani duhen përkthyer në gjuhën shqipe tek një përkthyes zyrtar në Shqipëri (përkthimi i bërë në gjermani nuk është i vlefshëm);
 
“çertifikata për lidhje martese“ (Ehefähigkeitszeugnis), nga Zyra e Gjendjes Civile në Shqipëri, merret pas 11 ditësh nga dita e shpalljes së martesës. 
 
Martesa në Zyrën e Gjendjes Civile në Shqipëri nuk mund të lidhet para se të kalojnë 10 ditë nga e nesërmja e shpalljes së martesës. 
 
Në mungesë të prezencës së bashkëshortëve për të bërë shpalljen e martesës në Shqipëri, autorizohet një personi me “prokurë të posacme” për kryerjen e procedurave në emër të tyre. Këtë Prokurë mund ta bëni si vijon:
 
a- Pranë një noteri gjerman (Vollmacht). Pastaj prokurën e bërë tek noteri duhet ta pajisni me vulë apostile (ApostilleStempel), e cila merret në Landsgericht (ose pranë Gjykatës ku noteri gjerman, i cili ka përpiluar prokurën, ka depozituar fimën dhe vulën e tij);
b- Pranë Përfaqësisë Diplomatike duke bërë aplikimin tek www.e-albania.al, në linkun:
 
Prokura e bërë në Përfaqësinë Diplomatike nuk ka nevojë për vulën apostile. Për të bërë prokurën kërkohet prezenca e shtetasit/ve në Përfaqësinë diplomatike, sipas takimit të caktuar pas aplikimit, për të firmosur prokurën.
 
Model Vule Apostile

Adresa

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë
München / Germany
ALBERT-SCHWEITZER-STR.62 81735 MÜNCHEN

Tel / Fax

Tel:+49 (0) 8992284522
+49 (0) 8992284524
Fax: +49 (0) 8992284523
Raste emergjente nr.
Tel: +4915237913997​

Orari zyrtar

E Hënë - e Premte
09:00-14:00